Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se kryeministri Kurti duhet ta lirojë nga detyra një pjesë të kabinetit që mbulon sektorin e energjisë. Ai deklaroi se Qeveria gjithashtu duhet ta shpallë gjendjen emergjente energjetike.
“Kjo situatë ka dy kuptime, diskriminimi po ndodhë pasi në veri të vendit s’ka reduktime e ndalje të rrymës, vijmë deri te pyetjet se cilat janë veprimet që do t’i ndërmerr Qeveria. Nëse s’ka ide, të merr modele nga shtetet përreth. Ku janë rekomandimet e task-forcës, veprimet e tyre s’po i shohim. Për shkak të paaftësisë, i themi Kurtit të shpallë gjendjen emergjente dhe të lirojë nga detyra një pjesë të kabinetit që mbulojnë sektorin e energjisë”, deklaroi Shala.
Deputeti i PDK-së theksoi se Kosova është në një krizë të thellë energjetike dhe se pasojat janë të mëdha në të gjitha sferat.
“Ne si Kosovë e dimë se kemi hyrë në krizë, por s’kemi asnjë të dhënë se kur dhe si do të dalim nga kjo krizë. Si dhe sa do të përballojnë qytetarët këtë situatë, në stinë të dimrit. Përgjegjësi kryesor është Qeveria e Kosovës me të gjithë dikasteret. Qeveria s’i ka kryer punët, mungesa totale e mobilizimit , paaftësia e skajshme, orientimi i Qeverisë në zbulimin e fajtorit historik. Për të ardhur në përfundim se qytetarët janë fajtorë”, shtoi tutje ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...