Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mbajtur fjalën e dhënë një javë më parë në mbledhjen e Qeverisë, ku ka thënë se nëse grupet parlamentare bien dakord të flasin për programin që është dorëzuar në Kuvend atëherë mund të qëndrojnë ndërsa nëse vazhdohet me diskutimin për ditën kur është formuar Qeveria Haradinaj ka thënë se mund edhe të mos rrijë.
Një gjë të tillë e ka bërë në seancën e sotme të Kuvendit ku së bashku me vete ka marrë tërë kabinetin e tij qeverisës.
E për largimin e tij nga seanca e Kuvendit, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala ka thënë për arbresh.info se largimi i këtij të fundit ka qenë i paralajmëruar, por se thekson se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte.
Ai vlerëson se kryeministri Haradinaj do të duhej të qëndronte në seancë dhe të ballafaqohej me të gjithë.
“Kryeministri është larguar sepse e ka paralajmëruar, ne mendojmë se ai është dashur të rrijë dhe të ballafaqohet me të gjithë sepse me u largu është shumë lehtë, ndërsa me qëndru aty është më vështirë dhe shumë më mirë do të ishte nëse rri sesa të tërhiqet. Mirëpo ai edhe njëherë po e them u ka bërë me dije këtë. Largimi është çështje e tij, tash merreni me mend sikur të rrijë aty do të eskalonte situata edhe më tepër. Ju po e shihni se edhe pse u largu kryeministri me kabinetin e tij qeverisës çfarë fjalë e akuza ka aty. Këtu duhet të vendosej një rregull”, ka thënë ai.
Kryeministri i vendit me të përfunduar fjalimin e tij para deputetëve në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në të cilën po debatohet lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021”, ka thënë se nuk ka kohë të qëndrojë më shumë në Kuvend pasi e presin shumë punë./arbresh.info/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...