Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka pohuar se janë të vendosur për vazhdimin e grevës në të gjitha institucionet arsimore.
“SBASHK-u ka qene i hapur për dialog dhe e kanë nis dialogun qysh në muajin maj. S’kemi lënë derë pa trokitur mirëpo me dialog nuk është arritur të bëhet zgjidhje për përmirësimin e koeficientet. SBASHK-u nuk po kërkon rritje të pagave mirëpo po kërkon ngritje të koeficientit”.
“Këtë e dëshmon edhe kërkesa për tërheqjen e projektligjit. Nuk do të thotë se po kërkon rritje të pagës mirëpo ngritje të koeficientit aktual për 30%”.
Në Zona B të Klan Kosovës, nënkryetarja e SBASHK-ut fuqishëm kundërshtoi idenë se greva në arsim ka karakter politik, përderisa komentoi edhe marrëveshjen e nënshkruar me koalicionin PAN gjatë fushatës zgjedhore.
“Nuk është e vërtet se ka karakter politik. Të gjithë të punësuarit në SBASHK nuk kanë mundësi t’i takojnë asnjë partie politike”.
“Në marrëveshjen me koalicionin PAN kërkohet të merren parasysh propozimet e SBASHK-ut dhe MASHT-it në hartimin e projektligjit për pagat për sektorin e arsimit”.
Vjollca Shala ka ngritur shqetësim lidhur me hendekun e koeficienteve nëpër sektorë të ndryshëm në vend. Ajo theksoi se koeficienti më i lartë në vend është 12 ndërsa ai me i ulëti është 1, përderisa mësimdhënësit rangohen në koeficientin 2.
Shala gjithashtu komentoi edhe rezultatet e testit PISA.
“Sa i përket rezultateve të testit PISA, më tepër janë të thirrur për t’u përgjigjur Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo ngase janë ata që i pranojnë punëtorët, SBASHK-u është i thirrur vetëm për t’i mbrojtur të drejtat e mësimdhënësve. Për më tepër SBASHK-u vazhdimisht ka kërkuar vlerësimin e performancës së mësimdhënësve”.
Ajo bëri të ditur se janë tre opsione për përfundimin e grevës; ngritja e koeficientit për 30 përqind për tërë sektorin e arsimit, ngritja koeficienti por të ulet vlera dhe tërheqja e projektligjit për pagat
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...