Deputeti i PDK’së, Ferat Shala ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili foli së fundi për mundësinë e verifikimit të listave të veteranëve. Kohë më parë, i pari i ekzekutivit kishte deklaruar se s’mund të kenë qenë më shumë se 20 mijë luftëtarë të UÇK’së.
Rihapja e kësaj teme, sipas Shalës, do të duhej bërë mbi disa parime, pavarësisht se sipas tij, s’janë rrethanat për një gjë të tillë.
Shala e cilësoi si “gjynah” rihapjen e çështjes së verifikimit të listave të veteranëve.
“Sot në këto rrethana çfarë jemi si shoqëri, sot në këto rrethana që jemi si ekonomi e vendit, si politikë e vendit, si zhvillim shoqëror, si diplomaci që kemi si Kosovë, me rrethanat globale është gjynah në kuptimin fetar, është gjynah me u hap ajo temë”, tha Shala në T7.
Ai shtoi se Kurti po e tenton hapjen e kësaj çështje, për shkak se ndodhet në krizë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...