Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, tha se institucionet vendore duhet të veprojnë pas paralajmërimit për një krizë energjetike globale.
Shala tha se Kosova nuk e ka komoditetin që të mbyllë sytë e të mos veprojnë, pavarësisht që ka disa përparësi pasi kushtet klimatike e favorizojnë prodhimin e energjisë nga uji.
“Është fat i madh që Kosova i ka disa përparësi të veçanta në këtë rast, në këtë situatë të paralajmërimit të një krize energjetike globale, megjithatë kjo nuk na jep komoditetin që ne të mbyllim sytë dhe të mos veprojmë. Aktualisht nëse institucionet e shtetit bashkërendojnë hapat institucional dhe hapat operativ prodhues me kompanitë prodhuese vendore, konsideroj që do ta lehtësojnë deri në maksimum çështjen e kësaj krize dhe ndikimin të saj në ekonominë e vendit”.
Shala përmend rastin e Feronikelit, dhe humbja e vendit të punës të 1 mijë punëtorëve për çka një neglizhencë e tillë e kompanive prodhuese nuk duhet të ndodh, por t’u jepet mbështetje kompanive të caktuara.
“Ne kemi prekjen e parë në ekonomi, rastin e Feronikelit ku tashmë 1 mijë punëtorë pothuajse janë jashtë vendeve të punës dhe nuk mund ta neglizhojmë këtë situatë. A ka mundësi që kapacitetet tona prodhuese të rriten, po ka mundësi por që krejt kjo varet nga mobilizimi i institucioneve dhe kompanive prodhuese”.
Ai sa i përket energjisë në termocentrale tha se janë me kapacitete të limituara dhe se duhet të shfrytëzohen të gjitha këto kapacitete.
“Këtu jemi me kapacitete të limituara edhe si shoqëri por edhe si gjeografi dhe si kapacitete hidrike, por megjithatë brenda kuadrit ligjor duhet të jenë në funksion sa më shpejtë, në mënyrë që së paku në këtë periudhë 6 mujore ku kushtet klimatike e favorizojnë prodhimin e energjisë nga uji, atëherë është keq nëse ne i lëmë të pa shfrytëzuara këto kapacitete”.
Si përfundim ai tha se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtutjeshëm atëherë do jetë krizë për ekonominë tutje, raporton EO.
“Shumë herë kemi lëvizje të mëdha të shifrave dhe të atyre që parimisht po kontrollojnë menaxhimin institucional të tyre, kapacitetet tona zhvillimore janë interesant në periudhat e caktuara kohore kemi pasur lëvizje të ndryshme të shifrave. Megjithatë ne kemi një rritje të vogël ekonomike e cila duhet parimisht të suportohet dhe të subvencionohet nga institucionet”.
“Ekonomia ka marrë goditje të mëdha dhe nuk guxojmë të ecim para një sfide tjetër siç është kriza energjetike. Nëse në këtë rast nuk marrim hapa të shpejtë dhe emergjent do kemi ngecje të mëdha ekonomike veçanërisht në industrinë prodhuese”, përfundoi ai
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...