Blerim Shala, këshilltar i presidentit Hashim Thaci, në emisionin Rubikon të KTV-së ka thënë se mos-shënimi i 18 marsit kur është mbajtur konferenca e Rambujes, ishte gabim politik.
“Mendoj që është gabim politik që nuk e shënojmë datën e 18 marsit e konferencës së Rambujes sepse kjo marrëveshje mundësoi zyrtarizimin e raporteve Kosovë-Perëndim. Kjo konferencë mundësoi që NATO-ja ta sulmojë një shtet për të mundësuar çlirimin e Kosovës duke pasur gjithmonë aleatë SHBA-në”, ka thënë Shala.
“Është pasojë për faktin se për një shekull kemi qenë popull humbës, dhe ne jemi në gjendje të shënojmë data që nuk kemi arritur fitore ndërkaq datat e fitores i injorojmë sepse konferenca e Rambujes është fitore për ne. Në Rambuje ne arritëm instalojmë mekanizmin e referendumit dhe defaktorizimin e UÇK-së e shndërruam në transformim të Forcë të Mbrojtjes”, ka shtuar më tej ai.
Ai ka shtuar se çështja e Kosovës është e vetmja që i bënë bashkë republikanët dhe demokratët në Amerikë.
“Asnjë çështje në botë nuk i bashkon republikanët me demokratët në Amerikë përveç çështjes së Kosovës. Serbia nuk ka qenë e gatshme për me bë kompromis në konferencën e Rambujes dhe situata ka dalë në një rrafsh tjetër”, ka thënë ai.
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...