Kandidati për deputet nga AAK, Haxhi Shala, e ka mirëpritur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku u sekuestruan 400 mijë euro dhe përfunduan 12 persona të arrestuar.
Ai thotë se aksione të tilla duhet të ndodhin më shpesh, meqë siç i quajti ai ‘’peshqit e mesëm’’, janë lënë në harresë, duke vrapuar pas të mëdhenjve, njofton Klan Kosova.
”Ne duhet të falënderojmë të gjithë organizmat e sigurisë që janë marrë me ndjekjen e gjithë kësaj strukture të krimit”.
”Por dëshiroj që këso aksione të kemi sa më shpesh, sepse të gjithë hetuesit e prokurorët vrapojnë pas peshqve të mëdhenj e i kanë harruar peshqit e mesëm. Sepse peshqit e mesëm sot janë më të rrezikshëm sesa peshqit e mëdhenj brenda strukturave të ministrisë”.
”Mirë është që peshqit e mesëm të jenë në shënjestër të hetuesve dhe policisë”.
”Njerëzit më të korruptuar sot nëpër të gjitha institucionet sot janë tek pjesa e mesme tek agjencionet, tek zyrat e prokurorimit”.
”I inkurajoj shumë hetuesit dhe prokurorët e policinë për punën që kanë bërë, por dëshiroj që të vazhdojnë edhe më tutje”.
”Inkurajoj të gjithë ata që kanë paguar për grantet e tyre, sepse ky 400 mijë euro më mirë t’ju jepet disa bujqve sot e të zhvillojnë bujqësinë, e të punësohen njerëzit se sa t’ju bëhet konkurrencë dikujt tjetër”.
”Ke agjensione të tjera, të gjitha duhet të hetohen dhe të denoncohen. Ka korrupsion të madh tek ‘’peshqit e mesëm’’, më shume sesa tek të mëdhenjtë”.
Si e dini ju që ka korrupsion?
”Ka sepse aty janë, aty zhvillohet krejt loja. Shihet aksioni i sotëm, kanë me u pa dhe aksione të tjera me radhë, kanë me u pa, të gjitha kanë me dalë’’, shprehet Shala.
”Gjatë fushatës flasin qytetarët. Sa herë të rrish me qytetarë, dëgjon çdo gjë. Hetusit duhet të lëshohen edhe tek shtresat më të ulëta”.
”Ka ministra që gati nuk dinë asgjë për atë segment, sepse tek ne hetuesit vrapojnë vetëm tek ministrat”.
”Nuk mund të them që ky subjekt është i pastër si loti, ose ai tjetri, sepse krejt janë njësoj në këtë punë sepse këtu jemi rritur”.
A ka edhe të AAK-së, apo të Nismës?
”Ndoshta ka, kur është parja krejt po bashkëpunojnë, po e gjejnë gjuhën e përbashkët. Sot po thonë se kryeshefi është i Vetëvendosjes apo ka bashkëpunuar me dikë tjetër, por s’dihet për ata. Krejt lidhen bashkë, nuk mund të bëjë përjashtim”.
Shala tutje deklaroi se në qeverisjen në ardhje, nëse punohet, mund të bëhet pastrim i kësaj kaste të njerëzve që shkelin ligjin, njofton Klan Kosova.
”Nëse forcohet drejtësia dhe i jepet krah prokurorisë, pastrohet. Nëse kemi prokurorë dhe hetues patriota që e duan vendin, brenda vitit kjo kastë ndalohet”.
”Sepse nëse këta njerëz janë marrë dhe lëshohen pas 48 orësh, pse mos me e ba ai tjetri. 48 orë, 400 mijë euro në xhep!”.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...