Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, të dielën në Xërxë të Rahovecit ka thënë, se pas tubimeve që LDK dhe partnerët e koalicionit kanë mbajtur në disa qytete të Dukagjinit, është vërtetuar se ata përkrahin Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
“Entuziazmi që kam parë sot në Junik, Deçan, Pejë, Klinë dhe tani këtu në Xërxë, më bën të bindur se Dukagjini është përcaktuar që Avdullah Hoti të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës”, ka thënë Shala.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e LDK-së, ai ka shtuar se Hoti ka qenë ministri kryesor i Qeverisë së kaluar i cili ka dëshmuar rezultatet të matshme, që kanë numra dhe emra konkret.
Edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se entuziazmi i krejt Kosovës është për ndryshimin e madh që do të bëhet pas 11 qershorit, kur LDK dhe aleatët e saj do të korrin fitore dhe Avdullah Hoti do të bëhet kryeministri ynë.
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, edhe në Xërxë ka prezantuar projektin e tij për zhvillimin e Kosovës dhe rritjen e vendeve të reja të punës. Ai ka thënë se nga janari 2018 do të trefishohet buxheti për bujqësinë, tokat në sistemin e ujitjes do të dyfishohen, nga 10 mijë hektarë në 20 mijë dhe do të riparohen komplet pajisjet bujqësore.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...