Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, lidhur me kontrollin e naftës në import ka treguar se është kompetencë e Doganës së Kosovës.
Shala ka thënë se Dogana nuk i ka pajisjet e duhura për kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës dhe se këtë kontroll e bënë vetëm për qëllime tarifore.
“Që ta kenë të qartë qytetarët e Kosovës, kompetenca e kontrollit të naftës në import, në vitin 2017 ka kaluar në kompetencë të Doganës së Kosovës. Duhet ta them se në bazë të informacionit të cilat unë i kam nga ekspertët, Dogana e Kosovës nuk i ka pajisjet, apo të themi më mirë, se Dogana kontrollin e derivateve të naftës në import e bënë vetëm për qëllime tarifore, do të thotë se nuk ka kapacitete ta bëjë ashtu siç e thotë Udhëzimi Administrativ që është në fuqi për kualitetin e naftës”, tha Shala.
Ai ka treguar se është duke kërkuar që kontrolli të kaloj në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë.
“Jam duke kërkuar nga Ministria e Financës dhe nga Dogana që kjo kompetencë t’i kthehet trupës inspektuese brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për arsye se posedon laboratorët e licencuar të cilët munden në nivel më të mirë ta kontrollojnë derivatet e naftës që hyjnë në tregun e Kosovës. Kjo nuk do të thotë se MTI e ka në kontroll naftën që është brenda në vend. Rritja e inspektimeve për kontrollin e cilësisë është rritur për mbi 150 për qind”, tha ai.
Shala shtoi se janë duke u bërë kontrolla të vazhdueshme për cilësinë e naftës, sipas tij, që t’iu garantohet qytetarëve se po furnizohen me naftë sipas kritereve të parapara.
“Kemi raste kur mostrat dalin në kundërshtim ose nuk i përmbushin kriteret e Udhëzimit Administrativ dhe për këtë kam autorizuar edhe Autoritetin e Meteorologjisë së bashku edhe me dy trupa të tjerë që të inspektoj secilën pikë shitëse që litri që i shitet qytetarit i prezantohet i tillë, a është i plotë, duke pasur parasysh që kemi pasur ankesa të shumta në Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit me këtë qeshje dhe janë duke u bërë matjet e tilla. Kjo po bëhet që më qëllim t’i garantohet qytetarit se është duke u furnizuar më derivate që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara”, ka shtuar Shala.
Po ashtu, ai në intervistë ka folur edhe për tarifën 100 për qind, raportet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, vendosjen e flamujve në çmimet e produkteve sipas origjinës, për vajin e palmës dhe për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). /Telegrafi/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...