Shala – diasporës: Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për ju në ditën kur vendoset e ardhmja e vendit

17:48 | 20 Shtator 2019
A. B.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit garon për deputet të Kuvendit të Kosovës ka thënë se bashkatdhetarët janë shtylla kryesore që e ka mbajtur gjallë edhe shpirtërisht e edhe ekonomikisht vendin.

“Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për ju në ditën kur vendoset e ardhmja e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur bashkatdhetarë

Kontributi juaj për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të mbetet shtylla kryesore që e ka mbajtur gjallë edhe shpirtërisht e edhe ekonomikisht këtë vend.

Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për ju në ditën kur vendoset e ardhmja e vendit.

Në ditën e votimit.

Më shumë së kushdo, ju e meritoni të keni rolin kyç në
përzgjedhjen e atyre që do udhëheqin me shtetin e Kosovës.

Pikërisht duke e çmuar jashtëzakonisht shumë kontributin dhe rolin tuaj për vendin, Nisma Socialdemokrate, diasporën e ka futur në 5 pikat kryesore të programit qeverisës.

Votimi në diasporë tashmë ka nisur dhe zgjat deri me 5 tetor. Andaj personalisht ju ftoj që ti bashkoheni procesit zgjedhor në Kosovë, të votoni për shtetin tuaj, dhe me votën tuaj ta bëni ndryshimin që Kosovës i duhet.

Votoni për qeverinë që diasporën e ka në listën e prioriteteve, Votoni për Nismën Socialdemokrate122

https://www.facebook.com/endrit.m.shala/posts/510699506411919

Të ngjashme