Shaip Muja, me plot aksione nëpër kompani private e i ‘zhytur’ në borxhe (DOKUMENT)

15:50 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Ish-deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka deklaruar një shumë të konsiderueshme të parave të cilat i ka borxh në një bankë vendore.

Në formularin e tij të deklarimit të pasurisë, Muja ka deklaruar 124 mijë euro kredi për aparate mjekësore, shkruan arbresh.info.

Muja posedon banesa kolektive në vlerë prej 400 mijë euro të cilat i ka fituar nga ndërtuesi me koncesion në tokë familjare.

Ai po ashtu ka edhe një banesë tjetër në vlerë prej 37 mijë e 500 euro.

Muja posedon 50 për qind të aksioneve në Klinikën private Dermatologjike “Anaderm” kapitali i së cilës është 600 mijë euro.

Ai ka 50 për qind të aksioneve edhe në Kosova Green Energy.

Paga e tij vjetore si deputet në Kuvend është 20 mijë euro ndërkaq në Klinikën Anaderm aim err pagë vjetore 5000 euro.

Formularin e tij të plotë të pasurisë e keni KËTU/Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme