Deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po e maskon situatën ekonomike dhe energjetike në Kosovë.
Sipas tij, Kosova është në kolaps energjetik dhe se kjo do të vërehet më së shumti në vitin 2018, shkruan arbresh.info.
Muja ka thënë se nëse qeveritarët nuk janë të aftë të kryejnë punën e tyre, atëherë duhet të largohen nga postet.
“Gjendja ekonomike është vazhdimisht me parametra fiktiv dhe këtë tregon situata ekonomike në popullatë. Ne nuk e kemi marrë Kosovën në pronësi që të mburremi. Nëse nuk jemi të aftë ne duhet të lëvizim nga poste dhe sovrani të vendos se kush është i aftë”, ka thënë Muja./Arbresh.info.
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...