Shaip Kamberi zgjidhet deputet në Kuvendin e Serbisë

00:46 | 1 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Kandidati i Koalicionit të Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi të enjten në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare.

Kamberi ka thënë se nga 705 votues sa kanë dalë në zgjedhjet e sotme, lista që udhëhiqet nga ai kanë votuar 698 persona.

Kamberit iu nevojitën vetëm 610 vota për ta marrë edhe një mandat të deputetit.

Nga sonte po vazhdon afati për kundërshtime dhe ankesa në procedurën e votimit në vendvotimin numër 6, për shkak të së cilës po vonohet edhe konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë.

Kamberi ishte edhe në dy mandate të tjera deputet në Kuvendin e Serbisë.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Shaip Kamberi ka treguar se është zgjedhur sërish deputet në Kuvendin e Serbisë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Me krejt politikën dhe veprimet penguese të (pu)shtetit, shqiptarët vendorë nuk mbeten pa deputet në parlamentin e ri të Serbisë.
Kjo sot falë votuese të Tërnocit. Kjo në përgjithësi falë vullnetin të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo falë punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Kjo falë përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale. Nga kudo ku flitet shqip.
Ju faleminderit të gjithëve nga zemra.
Përgjegjësitë janë të mëdha. Problemet janë të shumta. Konteksti është i vështirë.
Por me punë dhe unitet do t’ia dalim.
Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve.
Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar.
Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon.
Vazhdojmë bashkë!
Për liri, për barazi, për demokraci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme