Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, vlerëson se nuk mund të ketë pajtim e as marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, derisa kjo e fundit mohon krimet që ka shkaktuar në Kosovë.
Kamberi në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se Serbia, fillimisht duhet të kërkojë falje, të pranojë krimet dhe të ballafaqojë popullin serb me të vërtetën.
“Në Serbi me plot gojë flasin për një kompromis me shqiptarët. Unë nuk di çka nënkupton ai kompromis, po të jenë të sinqertë, atëherë ndërtimi i kompromisit me një shtet, me një popull me të cilin ka qenë deri dje në luftë apo ndaj të cilit ka marrë masa ta shkatërrojë, nënkupton se së pari duhet ta ballafaqosh popullin tënd me ato të këqija. S’mund të ketë kompromis e pajtim, derisa Serbia nuk flet hapur për krimet e masakrat që ka shkaktuar në Kosovë”, ka thënë Kamberi.
Ai ka folur edhe për fjalimin e tij të famshëm të javës së kaluar që bëri bujë kudo. Ai akuzoi krerët e Serbisë për gjithçka të keqë që u kanë bërë Kosovës dhe shqiptarëve. Ftoi edhe kryeministren Ana Bërnabiq, në seancën kur u votua Qeveria e saj, që së bashku të vizitojnë Batajnicën, ku shumë vite më parë janë gjetur trupa të shqiptarëve të vrarë në luftë.
“Ajo është dashur të përmendet pikërisht në zgjedhjen e qeverisë, ishte një moment i mirë. Por nuk mund të ketë pajtim në rast se ti fsheh varrezat masive, nuk mund të ketë pajtim derisa ti mohon se ke kryer krime në Kosovë. Nuk mund të ketë pajtim duke barazuar gjërat me mënyrën ‘keni vrarë ju kemi vrarë edhe ne”, tha Kamberi.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...