Shaip Kamberi: Shqiptarët nuk janë përgjegjës për vrasjen e rastit “Panda, Serbia do të tronditet nga e vërteta

22:19 | 15 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Panda thotë se në seancën e radhës do të flasë për rastit “Panda”.

Kamberi thotë se familjarët e të rinjve të vrarë janë shumë të pakënaqur me shtetin e Serbisë që ende nuk e ka zbardhur plotësisht rastin në fjalë.

“Gjatë ditës së djeshme “Kurir” një patriarkë thotë se dihen emrat e ekzekutorëve dhe nacionaliteti i tyre por nuk jepen në opinion për shkak të frikës nga ta. Ndërsa nëna e njërit prej të vrarëve ka thënë se kur të zbardhet e vërteta do të tronditet Serbia”, tha Kamberi.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka kujtuar edhe deklaratën e dikurshme të Vuçiqit ku ka thënë se “shqiptarët nuk janë përgjegjës për vrasjen në rastin “Panda”.

Kamberi thotë se hetimet zyrtare në Serbi kanë filluar në vitin 2016 por sipas tij diku kanë stagnuar.

“Nga ajo kohë janë intervistuar 34 persona, por në dy vitet e fundit vetëm 2 të tillë, që do të thotë se hetimet diku kanë ngecur”, ka thënë Kamberi në Dukagjin.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë thotë se do të bëjë përpjekje për të kërkuar sqarime nga ministri i Drejtësisë në Serbi për hetimet por thotë se nuk pret që në këtë fazë të tregojnë diçka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme