Zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale në Beograd dhe 13 komuna të tjera në Serbi përfunduan sonte në orën 20, kur u mbyllën qendrat e votimit.
Sipas rezultateve preliminare, lista e Aleksandër Vuçiq “Së bashku ne mundemi” do të fitojë 122 mandate, apo 43.6% të votave.
Ndërkohë Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit do të fitojë 0.3% apo 1 ulëse. Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit do të ketë 0.1$% apo asnjë ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Është votuar në gjithsej 8.267 vendvotime dhe Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) ka përcaktuar se të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare kanë 6.502.307 qytetarë të Serbisë. Për rreth 100.000 votues nga Kosova, votimi në zgjedhje është organizuar në komunat më të afërta të Serbisë.
Qytetarët e Serbisë e zgjodhën presidentin nga tetë kandidatët, ndërsa kandidatët nga gjithsej 19 lista parlamentare luftuan për 250 vende.
Të drejtë vote në kryeqytet kanë pasur gjithsej 1.600.214 votues, dhe përveç Beogradit, zgjedhjet lokale janë mbajtur edhe në: Arandjelovac, Bor, Bajina Basta, Doljevac, Knjazevac, Kula, Kladovo, Lucani, Majdanpek, Medvegjë, Smederevska Palanka, Secnja dhe Sevojnu.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...