Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se ka nënshkruar koalicionion paszgjedhor me Partinë Demokratike e Lëvizjen e Progresit Demokratik në Bujanoc.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi e ka cilësuar këtë koalicion si hap të rëndësishëm drejtë një bashkëpunimi të fortë dhe të përbashkët, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Me Partinë Demokratike e Lëvizjen e Progresit Demokratik, në Këshillin Kombëtar Shqiptar, nënshkruam sot koalicionin paszgjedhor, duke krijuar kështu frontin e bashkimit të shqiptarëve në Bujanoc!
Ky është hap i rëndësishëm drejtë një bashkëpunimi të fortë dhe të përbashkët për të siguruar një qeverisje të mirë në komunën tonë.
Marrëveshja jonë synon luftën kundër diskriminimit, zhvillimin shoqëror, barazinë dhe zhvillimin ekonomik, social e kulturor të komunës së Bujanocit.
Do vazhdojmë të angazhohemi që të krijojmë një mjedis të hapur dhe demokratik, duke i dhënë rëndësi zgjedhjeve të lira, të drejta dhe transparente, ku çdo ide dhe opinion ka vendin e tyre.
Për ne, respektimi i votuesve dhe pjesëmarrësve në zgjedhje është i pamohueshëm.
Besimi në historinë tonë kombëtare, rëndësia e bashkëpunimit ndërpartiak dhe angazhimi për stabilitetin dhe zhvillimin e komunës sonë janë qëndrime që na udhëheqin në këtë rrugë drejt frontit shqiptar për Bujanocin.
Frontin e përbashkët për shqiptarët në komunën e Bujanocit ua kemi borxh çdo qytetari tonë./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...