Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar sot me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, për të diskutuar për gjendjen e shqiptarëve atje.
Kamberi, i cili u prit në ambasadën amerikane në Beoggrad, tha se i ka treguar Hill për kërkesat që koalicioni i tij ia ka dërguar presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Në Ambasadën e SHBA në Beograd, bashkëbisedova sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇲, SH. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi”.
Kamberi tha se prezenca më e madhe e SHBA-së në Luginë dhe përkrahja e kërkesave të tyre legjitime ishin temë e bashkëbisedimit në takim./arbresh.inofo/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...