Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se drejtori i Shtëpisë së Kulturës i cili u arrestua pasi përgatiti filma të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, është liruar.
Kamberi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar”.
“Jemi mirë. Jemi liruar nga organet e policisë në Bujanoc. Filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar”, tha ai.
Ai tha se është paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë.
“I paqartë është motivi i angazhimit kaq të madhë i policisë në Bujanoc për të mar në bisedë informative dhe për të ndaluar premierën e dy filmave të aktorëve shqiptarë një ditë para se ata të shfaqen. Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë.” – ka shkruar ai.
Ai në fund ka paralajmëruar se “filmat do t’i shohim”, madje në një premierë më të madhe.
“Për të mos na vrarë heshtja duhet të flasim e veprojmë. Prandaj në cilësin e deputetit popullor do të i drejtohem institucioneve përgjegjëse për të kërkuar sqarime rreth këtij veprimi të shëmtuar dhe do të njoftojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare për veprimet që ushtrohen ngaj shqiptarëve të Luginës. Filmat do t’i shohim. Në premierën edhe më të madhe se sa do të ishte kjo e sodit”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë se mbrëmë (e premte) Kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, ishte arrestuar nga Policia e Serbisë.
Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Osmani tha se ai u arrestua për shkak se lejoi një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës./Arbresh.info/
lexo edhe:
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...