Nëse e shohim në bazë të analizave të vazhdueshme se ku ka mundur të jetë Kosova në vitin 2024, atëherë ne jemi shumë mbrapa dhe një nga vendet që nuk e kemi shfrytëzuar potencialin dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit. Kështu tha sot Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në prag të shënimit të 22 vjetorit të themelimit të kësaj aleance.
Shahini tha për Radio Kosovën se pothuajse të gjitha qeverive, në vazhdimësi iu ka munguar një strategji për zhvillim ekonomik, iu ka munguar një qasje për ta kuptuar se sektori privat është partner i vetëm dhe i qëndrueshëm i zhvillimit ekonomik.
Ai foli për ditët e para të themelimit të AKB dhe rrugëtimin që ka pasur kjo organizatë.
“Aleanca e Bizneseve të Kosovës sot shënon 22 vjetorin e themelimit të saj dhe në
Rrugëtimin e vetë nga dita e parë, kur në vitin 2002, filloi të riorganizohet një organizatë ekonomike, nga ai sistemi komunist në sistemin demokratik, nga organizimi kontinental në atë aglosaksion dhe ABK ishte një model i ri i asaj kohe. Por tani kemi bërë 22 vjet, një rrugëtim për të bashkuar zërin e bizneseve, për të bashkuar njerëzit qëllimmirë për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë. Nga ajo kohë dhe deri tani janë rezultatet e dukshme, që kanë prekur secilin biznes të Kosovës, por mesazhet tona e kanë prekur edhe secilin qytetar të Kosovës”.
Shahini veçoi si çështje të rëndësishme që Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka realizuar për këto vjet.
“Ka qenë Ligji për organizimin e Odave Ekonomike, sepse deri më 2004 ka qenë ligji i OE që nuk ka lejuar të ketë organizata të tjera që të ketë alternativë në treg. Ndryshimi i këtij ligji në Kuvendin e Kosovës ka qenë një punë e madhe e AKB, me deputet dhe me mbështetje të ndërkombëtarëve në Kosovë. Pastaj janë “Javët e Bizneseve të Kosovës”, që kanë synim ngritjen e vetëdijes kombëtare për konsum të produkteve vendore, njëkohësisht ngritjen e vetëdijes së vetë bizneseve për të prodhuar më me cilësi, por edhe për institucionet shtetërore për të trajtuar bizneset si partner. Ndërkaq, një projekt tjetër është në fushat shkencore, në hulumtime të ndryshme që të kanë të bëjnë me studime dhe publikime me organizatat ndërkombëtare, me të cilat AKB ka ndërtuar partneritete”, tha Shahini.
Ai tha se Aleanca Kosovare e Bizneseve po kryen një mision. “Ne nuk do të ishim këtu, po të kishim një mandat, ne kemi mision dhe misioni ynë është zhvillimi ekonomik i vendit”.
Është nevojë urgjente të ketë një reflektim për të shpejtuar dhe për të ngritur çështjet më të ndjeshme të ekonomisë së vendit. Ekonomia e Kosovës ka mundur të ishte në shkallë më të lartë, tha kryetari i AKB-së.
“Nëse e krahasojmë ekonominë që prej themelimit të AKB, që është më e vjetër se vetë shteti i Kosovës, shohim se ka përparuar shumë, në çdo fushë dhe në çdo aspekt. Por nëse e shohim në bazë të analizave të vazhdueshme se ku ka mundur të jetë Kosova në vitin 2024, atëherë ne jemi shumë mbrapa dhe një nga vendet që nuk e kemi shfrytëzuar potencialin dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit. Pothuasje qeverive në vazhdimësi iu ka munguar një strategji për zhvillim ekonomik, iu ka munguar një qasje për ta kuptuar se sektori privat është partner i vetëm dhe i qëndrueshëm i zhvillimit ekonomik, për të krijuar politika më nxitëse zhvillimore dhe ato ekonomike, për të krijuar mundësi më të mëdha për investime dhe për më shumë investitorë. Ekonomia jonë është në rritje por nuk i plotëson kërkesat”, tha Agim Shahini.
Po cila është pozita e AKB në këtë mes?
“Pozita e AKB pothuajse është kyçe, duke marrë pjesë në çdo formë, në çdo institucion, duke qenë pjesë e themelimit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në Zyrën e Kryeministrit më 2011. Ky Këshill ka pasur qëllim që të nxitë qeverinë e vendit për të krijuar politika më të mira konkurruese. Kjo ka vazhduar deri në fund të vitit 2021. Nga ajo kohë dhe këndej, ky Këshill, edhe pse është kategori ligjore, pra Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Këshilli Ekonomik Social pothuajse nuk funksionojnë. Është bërë një shkëputje e dialogut mes sektorit privat dhe atij publik. AKB, nga ajo kohë ka udhëhequr shumë Këshille në institucione të ndryshme, por veçoj Këshillin Ekonomik të Administratës Tatimore të Kosovës dhe të Doganave të Kosovës, në Ministrinë e Financave (2013-2015), i cili ka qenë një nga Këshillet më të rëndësishëm për të trajtuar ankesat e bizneseve, për të trajtuar ligjet dhe barrierat për ekonominë dhe bizneset. Të gjitha këto kanë qenë procese dhe duhet të mbeten të tilla”.
Adresimi i vetëm që do të bëhet në ceremoninë e shënimit të 22 vjetorit të themelimit të AKB, është mesazhi: Të bashkojmë mendjen dhe kapitalin për të zhvilluar ekonominë e vendit tonë”, tha kryetari i AKB, Agim Shahini./rtk
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media