Taksa 100% ka pasur efekt të mirë të bizneset në Kosovë tha Muharrem Shahini nga Aleanca për Biznes.
Në tryezën e organizuar nga AAK-ja, Shahini ka vlerësuar se taksa ndaj Serbisë duhet të mbetët duke treguar edhe humbjet që i ka pasur Serbia dhe fitimet që i ka pasur Kosova pas vendosjes së taksës.
” Ne si Aleancë e biznesit ka zhvilluar tri hulumtime për ketë. Ne e kemi vlerësuar taksen si aset kombëtar e politik. Bizneset gjatë kësaj periudhe kanë pasur efekt. Efekti i taksës ka tregu se 100 milion është rrit qarkullimi i brendshëm pas vendosjes së taksës. Taksa 100% sigurisht ka pas efekte negative. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë pikërisht për të parandaluar Serbinë në lobime kundër Kosovës. Ne mendojmë se taksa duhet të mbetët. Taksa si e tillë e ka rrit efektin e vetë dhe ne e vlerësojmë vendim të mirë të Kryeministrit për taksen. Ekonomia e Serbisë është goditu rreth 1 miliard euro pas vendosjes së taksës. “./arbresh.info/
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe