Kryeminstri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq sot është takuar me kryetarin e Aleancës së Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, në të cilën diskutuan për bashkëpunim në ekonominë e Kosovës dhe Malit të Zi që do të bëhen në të ardhmen.
Shahini tha se kjo vizitë do të krijojë histori për dy vendet, shkruan arbresh.info
Sipas tij, bashkëpunimi mes këtyre vendeve do te ndikojë pozitivisht në ekonominë për ti hequr barrierat dhe të krijojë mundësi të reja në zhvillimin ekonomik.
“Kjo vizitë do të bëjë histori që e keni shkruar ju me punën tuaj dhe jemi duke e admiruar. Ju jeni inovator në Ballkan dhe informator në tërë Ballkanin. Revolucion ekonomik, nxitës i zhvillimit ekonomik mes Malit të Zi dhe Kosovës. Jemi të lumtur që kemi bashkëpunim me juve dhe në të ardhme AKB do të bëjnë ne bashkëpunim për ekonomi. Kjo do të vazhdoj do të ec drejtë mileniumit të ri ne si biznese jemi të interesuar të dimë se çka është Ballkani i hapur. Ju ftojmë në formë që ta kemi këtë temë ta diskutojmë me kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ekonomia jonë varet nga importi, të hiqen barrierat sepse krijojnë mundësi ne krizë ekonomi. Dëshirojmë që aktivitetet tona të shpërndahen në tërë Ballkanin prodhimet e Kosovës. Ne Ulqinin e kemi piken më të dashur por dashuria e Ulqinit rrjedh edhe nga qeverisja e brendshme e cila ka treguar se ka hapur dyer investitorëve kapitale të Kosovës. Ekonomia rrënon kufijtë dhe urrejtjen ndër etnike. Si shpëtim i ekonomisë është bashkëpunim dhe zhvillimin ekonominë”, tha Shahini.
Kurse kryeministri Abazoviq tha se mesazhi i kësaj vizite është që të hapen dyert për investimet e reja nga Kosova në Malin e Zi. “Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që të jemi këtu. Kemi ardhur me një mesazh që qeveria e Malit te Zi hap dyer për kush do që dëshiroj të krijoj biznese në Malin Zi. Kjo është një hapje e derës për te gjithë anëtaret e tjerë që shohin si shanse për të kontribuar në Mal të Zi. Nëse dëshirojmë të ndryshojmë gjendjen në Ballkanin Perëndimor ekonomik. Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë të vetëm gjë që mund ta ndërrojmë është te ardhmen. Kam dëshirë që e ardhmja të jetë më e mirë dhe të këtë fokusin në zhvillimin ekonomik. Do të krijohet një privilegj që do të kenë dëshire te gjithë të jetojnë në Ballkanin Perëndimor. Jam i lumtur qe do të mbahet formi për zhvillimin ekonomike që do te mbahet në Malin e Zi. Ndoshta kjo vizitë do të jep një pamje dhe vizion të ri për këto dy shtetet në të ardhmen” tha Abazoviq.
Shahini ka vlerësuar figurën e kryeministrit me një mirënjohje ku vlerësoi punën e tij që ka bërë deri më tani. /Arbresh.info/
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse