Gjykata themelore e Mitrovicës, përkatësisht dega në Vushtrri, ka dënuar Agim Shahinin, që drejton Aleancën Kosovare të Bizneseve me 18 muaj burgim me kusht, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në afat prej dy vitesh nëse i pandehuri nuk kryen vepra tjera penale.
Në lidhje me këtë Shahini e cilëson veten të pafajshëm, përderisa ka deklaruar që nuk është përgjegjës ngaqë ka qenë vetëm garantues dhe se nuk ka përfituar asgjë nga marrëveshje në mes të dy operatorëve ekonomik, kompanisë “Besarti Company” dhe “TEB BANK”.
“Dua të theksoj se është fjala për një shërbim bankar, në mes të dy operatorëve ekonomik, që për asnjërën nuk jam përgjegjës as përfitues. Unë isha vetëm garantues. Nga 2007 nuk jam pronar, që nga ky vit ka ndërruar pronari, ka ndërruar kapitali kanë ndërruar transaksionet dhe kjo më liron nga të gjitha përgjegjësitë. Unë kam qenë një nga ata që kam rënë viktime e dy operatorëve ekonomik, të cilët i kanë prish raportet në mes tyre” ka thënë Shahini në një intervistë në emisionin Ballë Për Ballë, në Klan Kosova.
Tutje ai ka shtuar që gabimi i vetëm që e ka bërë është që u ka besuar ekspertëve bankar nga “TEB BANK” në lidhje me marrëveshjen në fjalë.
“Në kohen kur ka ndodhur kjo këta operatorë ekonomik kanë pasur miliona në qarkullim dhe asnjëherë nuk kam besuar që do të vijë në një gjendje të tillë. Edhe ekspertët ekonomik më kanë dhënë një siguri” ka thënë Shahini, njofton Klan Kosova.
Sa i përket dorëheqjes nga AKB-ja, Shahini nuk e sheh këtë si të arsyeshme ngaqë cilëson veten si të pafajshëm dhe beson që do të lirohet nga të gjitha akuzat.
“Kjo çështje nuk ka të bëj asesi me AKB-në dhe nuk do të thotë që kjo do të përfundoj kështu. E ndjej veten mjaft mirë dhe komod me pafajësi. Kjo çështje do të shkoj në procedura të ankimin. Jam i bindur në pafajësinë time dhe se do të hidhen poshtë të gjitha këto pretendime” ka thënë Agim Shahini.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...