Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka kundërshtuar masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Shahini në një intervistë për Ekonomia Online i ka quajtur të ekzagjeruara masat e fundit dhe pa ndonjë plan konkrete në shpëtimin e ekonomisë.
Shahini kërkoi nga Qeveria të lirojë nga kufizimet bizneset, si dhe të veproj sipas praktikave të vendeve evropiane. Ai tha se Coronavirusi do të kalojë, por pandemia ekonomike do të kërkoj shërim të gjatë.
“AKB-ja vlerëson se masat e marra janë me tepër të ekzagjeruara sesa realisht se ato mund të parandalojnë pandeminë. Ne duhet të marrim praktika të mira nga vendet që janë të prekura nga pandemia duke shfaqur tek ne. Krejt qyteti i Prishtinës të futet në karantinë për disa raste ato duhet të karantinohet lagjja ose ndërtesa”.
“Bizneset asnjëherë nuk ndalen. Të gjithë kanë punuar pavarësisht situatës me masa mbrojtëse. Pandemia do të kalojë shpejt por pandemia ekonomike do të zgjasë shumë dhe do të kërkojë shërim të gjatë. Qeveria nuk ka ndonjë plan apo strategji që e shëron ekonominë. Ajo nuk shërohet e as pandemia me konferenca mediale, por me veprime konkrete”, tha ai.
Shahini theksoi se nga ky kufizim i mallrave dhe shërbimeve do të bie fuqia konsumuese.
Mes tjerash, Shahini deklaroi se prishja e marrëdhënieve me SHBA-në ka bërë që Kosova të humb investuesin me të madh në këtë kohë pandemie.
Sipas tij, vendi mund të shpëtoj nga kjo krizë vetëm në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.
“Nuk duhet bllokuar lëvizja e mallrave, shërbimeve, kapitalit e njerëzve. Mbi 250 mijë punëtorë në Kosovë nuk janë duke punuar, do të bien shpejt fuqia konsumuese. Masat e marra me nga 170 euro për secilin punëtor janë të vogla dhe nuk dihet se kur do t’i marrin”, tha Shahini.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të shikojë për rishikimin e buxhetit.
“Qeveria të shikoj për rishikim të buxhetit, sepse me partnerët ndërkombëtar i kemi humb raportet dhe nuk pritet të marrim fonde. Shqipëria nga ShBA-ja merr për pandemi 100 milionë dollar ne i marrim 1 milionë. Kjo është shkak të raporteve të keqësuara me ShBA-në. Sa më shpejt të bëhet Qeveria e re për ta rishikuar buxhetin pasi kjo nuk ka të drejtë apo të merr vendime të rimëkëmbet ekonomia”.
Lidhur me fondin e kërkuar nga diaspora, Shahini e quajti ngarkesë për mërgimtarët, pasi sipas tij, edhe ata janë duke u përballur me pandeminë.
Siç tha ai në këtë vit do të bien investimet e huaja dhe remitencat.
“Diaspora ka dhënë kontribut të madh gjatë gjithë kohës. Është mundësia e vetme që na ka mbetur dera hapur që t’i kërkojmë atyre dhe kjo është ngarkesë për ata, pasi edhe atje janë në gjendje rëndë. Këtë vit do të kemi rënie të investimeve të huaja mbi 50% si dhe të remitencave”, tha ai.
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit