Shahini: Kosova të investojë më shumë në promovim të investimeve

08:51 | 24 Korrik 2019
Arbresh.info

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë, ditë më parë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Misionin Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet (DMPP) me qëllim të ngritjes së përbashkët të kapaciteteve diplomatike dhe ekonomike në nivel kombëtar e më gjerë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, deklaroi se niveli i ekonomisë vendore kombëtare po ngrihet, por ka nevojë për përfaqësim dhe promovim ekonomik dhe diplomatik.

“Deri në fund të këtij viti do të emërohen misionar ekonomik që do të promovojnë Kosovën si vend për mundësinë që ka për investime. Deri në fund të vitit të emërohen misionarët e përbashkët ekonomikë dhe diplomatikë në Gjermani, Austri, Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Zvicër dhe Turq”, tha Shahini sot në sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij rritja e investimeve për Kosovën do të hapte shumë mundësi për zhvillim ekonomik dhe hapje të reja të vendeve të punës.

“Nga një hulumtim i AKB-së, ka dalë se një përqindje e lartë e të interesuarve për investime në Kosovë, nuk ndalen këtu për investime, por shkojnë në vendet e rajonit”, tha ai.

Shahini foli edhe për Misionin Diplomatik i cili sot ka prezencë në shumë vende të botës . “Me këtë ka shumë mundësi për të gjetur bashkëpunim me biznesmenë të vendeve të ndryshme me qëllim të eksportit dhe importit të produkteve vendore që janë promotor i ekonomisë kombëtare”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme