Shahini: Kosova nën sanksione feston Ditën e Evropës, humb mbi 600 milionë euro

14:02 | 9 Maj 2024
E.G

Kryetari i Alencës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se Kosova si shenjë respekti për Evropën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të rëndësishme.

Shahini ka theksuar se vlera financiare e humbur nga sanksionet e EU kundër Kosovës për vitin 2023/2024 kapin shumë mbi 600 milionë euro, shkruan Arbresh.info.

“ Vlera penguese dhe integruese për Kosovën është shumë më e rëndë se ajo financiare”, shkroi ai.

“Kosova si shenjë respekti për Evropën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të rëndësishme për më shumë se 750 milionë banorë sa ka EU. Përderisa Kosova tash e 11 muaj po jeton nën sanksione ndërkombëtare ekonomike, politike, diplomatike dhe integruese. Këto sanksione kanë goditur rëndë çdo segment jetësor e sidomos atë ekonomik ku janë tërhequr shumë projekte në vitin e kaluar por edhe këtë vit nuk janë në plane buxhetore të EU për Kosovën”, ka shtuar Shahini./Arbresh.info/

 

Të ngjashme