Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka treguar në Rubikon të KTV-së se përfshirjen e saj në qeverinë shqiptare e kishin propozuar Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali.
Ajo megjithatë thotë se nuk e di cili e propozoi i pari meqë thirrjen e parë e mori nga vetë kryeministri Edi Rama.
“Koleg të punës e kam pasur Erion Veliajn në vitin 2008 dhe shoqe të shkollës së mesme e kam pasur Elisa Spiropalin, kemi fol vazhdimisht për arsimin dhe punën që po bëjmë edhe nevojën që të kemi një bashkëpunim mes Kosovës e Shqipërisë”, ka deklaruar ajo.
Shahini kujton thirrjen e parë nga kryeministri Rama kur iu bë ftesa për të qenë pjesë e ekipit në mandatin e dytë të qeverisë Rama.
“Ai më tha që ne jemi duke e themeluar ekipin për mandatin e dytë dhe do të doja që të vije në Tiranë e të bisedonim për mënyrën se si do të mund të kontribuoje ti me gjithë çfarë ke arritur në karrierën profesionale specifikisht në Kosovë në fushën e arsimit. Kanë qenë një sërë bisedash para se të merrte iniciativën për të më propozuar në postin e zv ministres”, ka shpjeguar ajo.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?