Shumë kundërshtime, protesta, organizime, ofendime, gaz lotsjellës kundër demarkacionit, e sot pas një viti asnjë fjalë për rishikimin e kufijve.
“Kosova nuk ka tokë për të falur” ishin fjalët e Ramush Haradinaj përderisa ishte në opozitë. Por këto fjalë e veprime morën kahje tjetër në momentin kur mori postin e kryeministrit, shkruan arbresh.info.
Me 21 mars të vitit 2018, u bë një vit kur marrëveshja me Malin e Zi, u ratifikua. Ku në kuadër të saj liderët kosovarë premtuan se do të ketë liberalizim të vizave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.
Me 26 gusht të vitit 2015, kjo marrëveshje arriti t’i siguroj votat për ratifikim nga Koalicioni i dikurshëm PDK-LDK.
Kundërshtuan e u organizuan shumë protesta nga opozita, e pjesë e këtij ishte edhe kryeministri aktual, ku me ardhjen e tij në pozitë u ratifikua kjo marrëveshje.
E tani pas një viti autoritetet kosovare dhe ato malazeze deklaruan se çështja e rishikimit të kufirit nuk ka pse të diskutohet më, është çështje e mbyll.
Kështu deklaroi Ministri i punëve të Jashtme, Srdjan Darmanoviq.
“Kjo është çështje e mbyllur. Nuk kemi pse ta diskutojmë më” tha ai.
Ai gjithashtu takoi, kryeministrin Haradinaj. I cili gjithashtu heshti në lidhje me rishikimin e kufijve duke ju anashkaluar pyetjes së arbresh.info me ironi.
“Nuk guxoj me fol sot, nuk jam në punë”, deklaroi Haradinaj.
Megjithëse Kryeministri heshti, ish-Kryeministri bëri zhurmë kësaj here.
Isa Mustafa lëshoi një deklaratë gjatë ditës, duke shprehur mllefin rreth çështjes së rishikimit të kufijve.
Ai ka kritikuar deputetët që asokohe bënin zhurmë kundër këtij procesi e ndërsa sot po heshtin.
“Heshtin edhe deputetët, të cilët atëherë me popullizëm të pashoq kundërshtonin marrëveshjen. Disa prej tyre edhe tani deputet e disa jo. Unë nuk po hesht sot. Por po i pyes të gjithë ata që me kauzë të rrejshme organizuan dhe përkrahën dhunën kundër demarkacionit: ku jeni sot, sepse kufiri mbeti aty ku ishte. Aty ku ju, pas gjithë asaj katrahure që ia shkaktuat vendit dhe asaj marrie, e gëlltitët dhe e votuat”, shkroi Mustafa
E kritikuese si gjithmonë ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje. Kjo parti gjithmonë u mundua ta pengonin ratifikimin e kësaj marrëveshje në mënyra të ndryshme, deri tek ato të dhunshme, protesta, gaz lotsjellës etj.
Albin Kurti në një shkrim të tij përmendi se një vit më vonë as që është formuar Trupi i Përbashkët Punues për të cilin thuhej se do ta kthejë kufirin në Çakorr e Zhlep e me Bjelluhën brenda Kosovës.
“80 vota kurrsesi nuk do t’i bënin atë ditë pa këtë mashtrimin me korrigjim kufiri. Marrëveshja e Podgoricës e pranonte gabimin por mashtronte se do ta korrigjonte atë. Një vit më vonë as që është formuar Trupi i Përbashkët Punues për të cilin thuhej se do ta kthejë kufirin në Çakorr e Zhlep e me Bjelluhën brenda Kosovës. Nuk është turp nëse deputetët thonë se janë mashtruar. Turpi i përket mashtruesit. Mirëpo, nëse cilido pas mashtrimit, për shkak të egos, nuk pranon se ka qenë i mashtruar, atëherë bëhet” shkroi Kurti.
Ai i cili nuk pati asnjë fjalë për çështjen e kufirit ishte kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili kësaj here kishte preferuar të heshtë.
Pikërisht në këtë ditë ka ardhur një reagim nga kryeministri i dikurshëm, Isa Mustafa, i cili ka kërkuar përgjigje nga ata të cilët dikur bënin zhurmë për çështjen e demarkacionit, e sipas tij sot po heshtin.
“Pse nuk po iu dëgjohet zëri sot? Pse sot s’po kërkoni që kufiri të kthehet në Çakorr e në Zhleb? Çfarë ndodhi me ju? Kush ju qiti fall?” ishin fjalët e Ish-Kryemnistrit Mustafa.
Një marrëveshje mes dy presidentëve për rishikimin e vijës kufitare do të pluhurohet për pushtetarët e tanishëm, deri në kohën kur ndonjë qeveri do të merr seriozisht zbatimin e saj./arbresh.info/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...