Google ADS

“Sfida në Sfidë”/ Pacolli rikujton librin e tij autobiografik

12:56 | 12 Korrik 2024
R J

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli së fundmi ka shkruar për librin që ia ka dedikuar rinisë sa i përket rrugëtimit tij jetësor.

Pacolli njofton se libri i tij është falas, dhe i publikuar online.

Njoftimi i plotë:

A keni parë rrathët bashkëqendrorë që krijon rënia e një guri në sipërfaqen e një liqeni? Kështu është jeta ime me rrathët e saj, jetën në Kosovë, shkollimin, ndërmarrësinë, humanizmin, politikën. Gjithë jeta ime e zhvilluar sipas këtyre rrathëve rrëfehet në këtë libër. Por guri i rëndë peshon në vendin e vet.

Këtë libër ia kam dedikuar më së shumti rinisë sonë, të cilës i dëshiroj çdo gjë të mirë në jetë. Libri im “Nga Sfida në Sfidë” është falas dhe i publikuar online, që të gjithë të kenë mundësinë të lexojnë rrugëtimin tim jetësor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme