Analisti dhe eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, tha se spekulimet rreth ndarjes së Kosovës nuk kanë tërhequr shumë vëmendjen në Washington.
Ai paralajmëron se ndryshimi eventual i kufijve të Kosovës do të hapte kutinë e Pandorës në Ballkanin Perëndimor, si dhe disa vende të tjera në botë.
Serwer i tha Televizionit serb N1 se nëse Serbia dhe Kosova duan të jenë shtete demokratike dhe anëtare të BE’së, nuk sheh arsye se pse komunitetet pakicë nuk do të qëndronin aty ku janë – në kufijtë ekzistues.
“Ndryshimi i kufijve do të çonte në destabilizim në Maqedoni dhe BeH, por edhe në pjesë të tjera të botës, për shembull, në Ukrainë dhe Gjeorgji. SHBA dhe BE kanë një qëndrim të mirë për çështjen e ndryshimit të kufijve (…) për integritetin e shteteve dhe për mos ndryshimin e kufijve”, tha Serwer, përcjell Telegrafi.
Duke komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se administrata e re në Washington ndryshuar qëndrimin ndaj Serbisë dhe Kosovës, Serwer tha se ai nuk mendon se ka ndonjë ndryshim dhe se Washingtoni dëgjon si Beogradin ashtu dhe Prishtinën.
Serwer, që është edhe profesor në Universitetin John Hopkins, gjithashtu tha se përpjekjet e Daçiqit që disa vende të tërheqin njohjen e Kosovës reflektojnë keq në politikën serbe dhe besimin e mirë në dialog.
“Nëse flisni me Prishtinën në një nivel të barabartë, atëherë edhe duhet të silleni njësoj”, tha ai.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...