Analisti amerikan dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, thotë se është e mundur të zgjidhet çështja e Kosovës dhe Serbisë, por gjithçka varet nga vullneti politik i të dy palëve. Ndërsa thotë se duket që korrigjimi i kufijve nuk është më në tavolinë si opsion.
Ai thotë se vullneti politik në masë të madhe varet nga presidentët e dy shteteve.
“Është e pamundur të parashikohet nëse do të vendosin ta zgjidhin këtë çështje brenda këtij viti. Duket se Prishtina është më e padurueshëm se Beogradi për ta bërë këtë, por unë shpresoj se kjo do të ndryshojë, pas po bëhet e qartë se një zgjidhje e hershme është shumë më e mirë sesa pritja për anëtarësim në BE, kur të gjitha levat do të jenë me ata që e kanë njohur Kosovën”, tha Serwer.
Analisti amerikan, që njëherësh është edhe profesor në Universitetin John Hopkins, duke folur për gazetën serbe “Blic”, ka thënë se duket që korrigjimi i kufijve nuk është më në tavolinë si opsion, përcjell Telegrafi.
“Duket se Vuçiq nuk dëshiron t’i japë Thaçit atë që ai ka nevojë, por gjithashtu duket se as Thaçi nuk dëshiron që t’i japë Vuçiqit atë që ai dëshiron dhe që i nevojitet për shkëmbim territorial (të popullatës). Sipas mendimit tim, kjo është e mirë, sepse shkëmbimi i territoreve është një ide e keqe, kurse idetë e këqija janë zombie, nuk vdesin, por duke lëvizur kërkojnë ndonjë politikan, diplomat ose profesor karrierën e të cilit mund ta shkatërrojnë”, tha Serwer. /Telegrafi/
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...