Analisti amerikan dhe profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, vlerëson se Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta ndryshojë qasjen e Kosovës ndaj Serbisë.
Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, siç raporton Zëri i Amerikës (edicioni në gjuhën serbe) në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka thënë se nuk ka shumë vende të cilat kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistimit të tyre.
“Kryeministri Kurti e ka sqaruar se do të kërkojë që marrëdhëniet me Serbinë të bazohen në reciprocitet. Unë nuk jam i sigurt që Beogradi është i gatshëm për këtë, megjithëse mendoj se Kurti me të drejtë e kërkon këtë. Nuk pres ndonjë lëvizje në marrëdhëniet mes dy palëve deri në përfundimin e zgjedhjeve parlamentare të prillit në Serbi “, tha Serwer, përcjell Telegrafi.
I pyetur nëse ky është viti në të cilin Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, Interpolit dhe UNESCO-s, Serveri tha se kjo është e paqartë duke pasur parasysh kundërshtimin e Serbisë dhe Rusisë.
“Çështja e anëtarësimit në Interpol dhe UNESCO mund të zgjidhet brenda një ore – nëse Serbia bie dakord. Unë mendoj se ajo duhet ta bëjë një gjë të tillë. Kur bëhet fjalë për Kombet e Bashkuara, është një çështje shumë më e vështirë, sepse, përveç Beogradit, Moska do të përpiqet ta materializojë shtrenjtë nga Uashingtoni. Gjë të cilën Uashingtoni nuk do të dëshirojë ta bëjë “, tha Serwer.
Me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Server tha se nuk ka shumë vende që kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistencës së tyre.
Duke treguar se për asnjë shtet nuk mund të thuhet se është plotësisht stabil, Serveri potencon se së fundmi në Kosovë është formuar një qeveri e re demokratike.
“Media në Kosovë kryesisht janë të lira. Gjykata Kushtetuese po demonstron vazhdimisht pavarësi krahasuar me degët e tjera të pushtetit. Sektori civil është zhvilluar, si edhe opozita. Ka pasur rritje në sferën ekonomike – duke pasur parasysh përparimin e ngadaltë në zonën e Bashkimit Evropian”, tha eksperti amerikan për Ballkanin.
Serwer përmend korrupsionin si një nga problemet më të mëdha në Kosovën bashkëkohore, me të cilin, siç thotë ai, po përballen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...