Google ADS

Serwer: Marrëveshja sjell njohje mes Kosovës e Serbisë, por jo edhe ulëse në OKB

23:37 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Analisti Daniel Serwer, vlerësoi se Shtëpia e Bardhë është duke dhënë vetëm një stimulim në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk kam parë ndonjë angazhim, do të ketë shpërblime dhe çmime nëse arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Serwer përmes Skype për televizionin publik.

Sipas tij, çmimi do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes dhe pritja në Shtëpinë e Bardhë. “Unë jam optimist për një marrëveshje të mundshme, por unë ende nuk shohë ndonjë zgjidhje të qartë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, marrëveshje do të kishte njohje dhe shkëmbim të ambasadorësh, por për anëtarësimin në OKB, nuk e shoh tani për tani për shkak të Rusisë”, tha ai.

Sipas tij, marrëveshja është se Serbia duhet ta heqë Kosovën në rrugën e saj për BE. “Nuk do të ketë humbës apo fitues, do të jetë fitimtare për të dy vendet. Zgjidhja do të jetë njohje e ndërsjellët dhe dërgimin e ambasadorëve, do të jetë shumë e detajuar. Është vështirë të parashihen se çfarë detalesh do të jenë. Nuk do të jetë marrëveshje e thjeshtë. Pika përfundimtare është se duhet të zgjidhet çështja e njohjes së ndërsjellët ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Serwer.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme