Njëri nga gjeneralët më me nam të ushtrisë amerikane Mark Hertling po zhvillon luftë të re, ani se gjendet në pension.
Këtë po e bën përmes rrjeteve sociale me ish-të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sa që në një moment e bllokuan njëri tjetrin.
Grenell qëndroi për dy ditë në Kosovë, kurse ish-presidenti amerikan Donald Trump iu referua si i dërguari i tij.
Hertling dhe personalitete tjera amerikane e konsideruan atë që po bënë dyshja Trump-Grenell veprim të keq dhe ilegal.
Por ish-emisari e bëri të qartë se në çfarë cilësie qëndroi në Prishtinë .
Daniel Serwer, profesor në universitetin “John Hopkins”, thotë se nuk ka asgjë joligjore në ardhjen e Grenellit në Kosovë e as në cilësimet që ia bëri vizitës së tij Trump. Madje, i sheh me dyshim edhe akuzat se ai është argat i Beogradit.
“Richard Grenell tani është një person privat i cili mund të punojë për kë të dojë. Nuk e di nëse ai punon për shtetin e Serbisë. Unë kontrollova regjistrin e agjentëve që e ka Departamenti amerikan i Drejtësisë amerikane. Grenell nuk figuron në listën e agjentëve të Serbisë”.
Ndërkohë në Kosovë, pushteti dhe opozita kryesisht kanë heshtur rreth vizitës së Grenellit.
Madje, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Haki Abazi tha se secili qytetar amerikan është i mirëseradhur për vizitë. Veçse, sipas tij, ka vetëm një marrëdhënie institucionale dhe ajo është mes Administratës Biden dhe Kosovës.
Por Serwer pohon se në Washington nuk janë të kënaqur me qasjen që e ka qeveria kosovare në disa pika.
“Departamenti i Shtetit e ndoshta edhe Shtëpia e Bardhë mendojnë se kryeministri Albin Kurti nuk po angazhohet në procesin e dialogut aq sa do të donin amerikanët dhe evropianët. Në këtë aspekt është e rëndësishme që kanalet e kontakteve të mbahen të hapura pa marrë parasysh çka ndodh”.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia ishin ndër shtetet e pakta që nuk kishin marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e Samitit të Demokracisë të cilin e organizon presidenti Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor.
Por, Zëri i Amerikës bëri me dije këtë të premte, se ftesa po bëhet gati./KlanKosova/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...