Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, amerikani Daniel Serwer ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje, por gjithashtu ka nënvizuar se “shpërblimet” e premtuara nga BE-ja mund të mos realizohen.
Ai këtë e ka deklaruar në një shkrim dedikuar zgjedhjeve në Serbi dhe situatës së krijuar tyre në Ballkanin Perëndimor dhe për dinamizimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, l.m.
Serwer është shprehur se Kurti, njëjtë si Vuçiqi kanë mbështetje të fuqishme politike dhe duhet të bëjnë zgjedhjet e tyre karshi dialogut, ndërsa BE-ja po i ndërlikon gjërat.
Më tutje, ai thotë se ideja që Brukseli do ta shpërblente Kosovën në rast të marrëveshjes me Serbinë është e dyshimtë për arsye se ata nuk e kanë plotësuar premtimin e tyre për heqje të vizave.
“Kryeministri i Kosovës, Kurti po ashtu ka mbështetje të fortë politike. Ai po përballet me një skemë të brendshme politike që në përgjithësi kundërshton lëshimet ndaj Beogradit. Ai gjithashtu duhet të zgjedhë nëse do të marrë rrezikun politik të arritjes së një marrëveshjeje që do të sjellë kompromis me armikun. BE-ja, e cila ka qenë jo-zemërgjerë ndaj Kosovës duke i mohuar asaj një program për heqjen e vizave, e ndërlikon llogaritjen e tij. Nëse Brukseli do të shpërblente Kosovën për një marrëveshje me Serbinë është e dyshimtë, jo vetëm sepse vende si Franca, Holanda dhe mbi të gjitha Hungaria janë armiqësore ndaj Prishtinës. Premtimet e bëra mund të mos mbahen, si me heqjen e vizave.”, tha Serwer.
Ai më tutje në opinionin e tij ka shkruar lidhur me atë që pritet t’i ndodh Ballkanit pasi Vuçiq fitoi zgjedhjet në Serbi dhe për zhvillime të mundshme në kuadër të dialogut.
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...