Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, në blogun peacefare.net ka publikuar një artikull të titulluar, “Si t’i kundërvihemi botës serbe”, ku përmendet edhe Kosova për të cilën thotë se ka nevojë për serbët e saj.
Serwer shkruan se serbët në jug të lumit Ibër duket se kanë bërë paqe, të paktën tash për tash, me institucionet e dominuara nga shqiptarët.
“Në Kosovë, popullsia serbe është pakica më e madhe, përbën më së shumti 6% të popullsisë. Kushtetuta e Kosovës i siguron pakicës serbe mbrojtje të gjerë dhe marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Por shumica e serbëve të Kosovës mbeten të ndarë nga shumica e shqiptarëve. Gjuhët e tyre (ndryshe nga gjuhët dominuese në Bosnjë dhe Mal të Zi) janë të papajtueshme. Serbët në jug të lumit Ibër jetojnë kryesisht në enklava me shumicë serbe. Por ata duket se kanë bërë paqe, të paktën tani për tani, me institucionet e dominuara nga shqiptarët në Prishtinë. Ashtu si komunat me shumicë shqiptare, ato me shumicë serbe kanë kompetenca të gjera mbi qeverisjen lokale”, ka shkruar ai.
Sipas tij, serbët në katër komunat veriore janë më pak të integruara sesa serbët në jug të Ibrit, derisa shton se Beogradi është siguruar që serbët të refuzojnë ta pranojnë autoritetin e Kosovës.
“Serbia dëshiron që komunat me shumicë serbe të formojnë një Asociacion. Kjo do t’u mundësonte atyre të qeverisin bashkërisht dhe veçmas nga Prishtina, si në ‘Republika Serpska’. Në mjedisin e duhur gjeopolitik, Asociacioni mund të veprojë edhe si mjet për ndarjen e katër komunave veriore nga një shtet që Beogradi ende nuk e njeh. Do ishte një asociacion i ngjashëm i autoriteteve provinciale që çoi në formimin e RS-së përpara përpjekjes për shkëputjen e saj në 1992 nga Bosnja”, shkruan ai.
Sipas tij, në kundërshtim të kësaj kërkohet një manovër e vështirë nga Prishtina.
“Ajo duhet t’i bindë serbët e veriut se ata do të jenë më mirë si qytetarë të Kosovës (edhe nëse e mbajnë edhe shtetësinë serbe). Disa po lëvizin në atë drejtim, siç sugjerohet nga gatishmëria e tyre e shtuar për të marrë targa, letërnjoftime, dhe pasaporta të Kosovës. Por shumë nga serbët në veri kanë qenë ndër kundërshtarët më luftarak dhe ndonjëherë të dhunshëm të Prishtinës. Beogradi ia ka dalë që ta bëjë kontaktin me serbët e veriut shumë më të vështirë sesa komunikimin me serbët në komunat që nuk janë ngjitur me Serbinë”, thekson ai.
Sipas tij, kryeministri Kurti ka një qellim që flet më shumë në gjuhën serbe të rrjedhshme.
“Të gjitha autoritetet e Prishtinës duhet të jenë më të kujdesshme se sa kanë qenë në të kaluarën për të shfaqur flamurin etnikisht neutral të vendit, në vend të flamurit etnik shqiptar (gjithashtu flamurin e Shqipërisë) që shumë prej tyre preferojnë. Zbatimi i shumë marrëveshjeve për ndarjen e pushtetit në kushtetutë nuk është i lehtë, por ende i nevojshëm. Kështu është edhe mbështetja financiare për komunitetet serbe dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit, të cilin Prishtina e ka refuzuar deri më tani”, shkruan ndër të tjera ai./rtk
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...