Sërish rritet çmimi i naftës në Kosovë

23:40 | 5 Mars 2019
L G

Është ngritur përsëri çmimi i derivateve të naftës në Kosovë. Aktualisht ky çmim është mjaft i lartë për standardin kosovar.

Çmimet me pakicë në vend gjatë ditës së djeshme dhe sot janë këto: Dizel, 1.13 €; Benzina, 1.14 €.

Kjo është bërë e ditur për nga kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Berjani ka theksuar se përpos këtij çmimi i cili është tani, rritje të çmimit pritet të ketë përsëri, shkruan Indeksonline.

“Por qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira të derivateve në regjion përveç Maqedonisë që ka akcizën më të ulët”, ka thënë Berjani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme