Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka refuzuar propozimin e mbrojtjes për veçimin e procedurës ndaj ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, i cili akuzohet për konflikt të interesit.
Bashkë me ministrin Lluka, në këtë rast akuzohet edhe Eliana Naka, por e cila ka munguar edhe në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Për shkak të mungesës së të akuzuarës Naka, mbrojtësi i Valdrin Llukës, avokati Artan Qerkini, i ka propozuar gjykatës, që ndaj klientit të tij të veçohet procedura.
Në anën tjetër, mbrojtësja e të akuzuarës Naka, avokatja Teuta Zhinopotoku, trupit gjykues i ka dorëzuar një raport mjekësor të muajit tetor, në të cilin thuhet se e mbrojtura e saj, është në pushim mjekësor.
Avokatja Zhinopotoku, ka deklaruar se mjekët i kanë rekomanduar të mbrojturës së saj se ajo duhet të ketë regjim shtrati dhe nuk mund të qëndroi në seancë më shumë se gjysmë ore.
Ndaj këtyre pretendimeve të avokates, ka reaguar prokurorja Habibe Salihi, e cila ka deklaruar se ajo ka pasur një takim një ditë më parë me avokaten Zhinopotoku në prokurori, ku i kishte treguar se e mbrojtura e saj do të jetë e pranishme në seancën e së martës.
Prokurorja i ka propozuar trupit gjykues, që të nxjerr urdhëresë për sjellje me dhunë për të akuzuarën Naka, pasi që sipas saj, ajo po i shmanget ftesave të gjykatës.
Këtë e kanë kundërshtuar mbrojtësja e Eliana Nakës, avokatja Teuta Zhinopotoku, si dhe avokati Artan Qerkini, mbrojtësi i të akuzuarit Valdrin Lluka, duke thënë se kjo është në kundërshtim edhe me të drejtat e njeriut.
Trupi gjykues, pas konsultimeve disa minutëshe, ka refuzuar propozimin për veçimin e procedurës ndaj të akuzuarit Lluka si dhe ndaj të akuzuarës Eliana Naka ka lëshuar urdhëresë për sjellje me dhunë.
Kundër këtij vendimi ka reaguar avokatja Zhinopotoku, duke i kërkuar trupit gjykues që ta tërheq urdhëresën për sjellje me dhunë, duke kërkuar që të merret pasur parasysh gjendja shëndetësore e të akuzuarës, si dhe duke premtuar se në seancën e radhës ajo do të jetë e pranishme.
Trupi gjykues, më pas ka vendosur që të tërheq vendimin për sjellje me dhunë për të akuzuarën Eliana Naka, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar më 18 dhjetor 2017, nga ora 10:30.
Ndryshe, e akuzuara Naka kishte munguar edhe në seancën e 18 tetorit të këtij viti, me ç’rast kishte pamundësuar mbajtjen e gjykimit në këtë rast.
Valdrin Lluka, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), njëkohësisht edhe Kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për Organizatën Jo-Qeveritare (OJQ) “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ kishte qenë themelues.
Ndërkaq, sekretarja e përgjithshme e MTI-së, Eliana Naka, me 2 qershor 2014, kishte marrë vendim që mjetet prej 20 mijë eurove, t’i ndahen si mbështetje financiare OJQ-së “Jakov Inovation Center”, ku kishte qenë drejtoreshë e Bordit.
Hudhja e kësaj aktakuze ishte kërkesa e mbrojtësve të Llukës dhe Nakës, e parashtruar në seancën e shqyrtimit të dytë, të mbajtur më 3 mars të këtij viti. Avokati Artan Çerkini dhe avokatja Teuta Zhinipotoku, kishin kundërshtuar provat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke thënë se akuza është e pabazuar në prova.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 mars 2017, kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat e avokatëve mbrojtës për hudhjen e aktakuzës.
Ndaj këtij vendimi avokatët mbrojtës kishin paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.
Mirëpo, edhe Gjykata e Apelit i kishte refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të Valdrin Llukës dhe Eljana Nakës, të paraqitura kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ishin refuzuar kundërshtimet e aktakuzës.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...