Serbit që iu gjet eksplozivi nën veturë në Leposaviq punon në institucionet e Kosovës, dyshon se u bë për hakmarrje

10:09 | 10 Prill 2024
E.H

Një qytetar serb nga Tvergjani i Leposaviqit ka raportuar në polici se në veturën e tij ka vërejtur diçka të dyshimtë që mund të jetë eksploziv, raporton Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe njësia për deminim e PK-së e cila ka bërë de-aktivizimin e eksplozivit.

“Nga vendi i ngjarjes janë tërhequr: një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues. Ankuesi deklaron se nuk ka problem me askënd, mirëpo ai dyshon se vendosja e eksplozivit është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi, pasi ai punon në institucionet e Republikës së Kosovës. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme