Google ADS

Serbia thotë se po i paguan borxhet e Kosovës

16:40 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

Jorgovanka Tabakoviq, Guvernatorja e Bankës Kombëtare të Serbisë (NBS), ka deklaruar se Serbia është duke realizuar pagesën e të gjitha borxheve të viteve 90-të, duke përfshirë kreditë e Kosovës, sepse sipas saj ky territor është pjesë e Serbisë në bazë të Kushtetutës.

“Kjo është gjë specifike. Serbia paguan këtë detyrim, sepse e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj”, ka thënë ajo në një konferencë për media me kreun e misionit të FMN-së në Serbi, James Roaf dhe ministrin e Financave, Dushan Vujoviq.

Banka Kombëtare e Serbisë për çdo muaj dorëzon në Ministrinë e Financave raportin në shumën e këstit të borxhit që paguhet, por sado që të jetë shuma, e rëndësishme është që shteti të paguajë, ka vlerësuar ajo./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme