Google ADS

Serbia, stimulon natalitetin, 170 euro në muaj për fëmijën e katërt

14:30 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Serbisë sot ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në Ligin për përkrahje financiare familjeve me fëmijë me të cilat shtohet shtesa financiare për prindërit për fëmijën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.

Me ligj, sipas medieve serbe, është paraparë që prindërit, nga 1 korriku i sivjetmë, për fëmijën e parë të marrin ndihmën afatshkurtër me shumë 100 mijë dinarë (rreth 900 euro), për fëmijën e dytë 10 mijë dinarë në muaj (rreth 90 euro, për fëmijën e tretë 12 mijë dinarë në muaj (mbi 100 euro) dhe për fëmijën e katër 18 mijë dinar) mbi 170 euro.

Këto shtesa për fëmijë do të jepen deri në moshën 10 vjeçare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme