Mbi 10 mijë qytetarë të Luginës së Preshevës kanë humbur të drejtën politike dhe juridike si pasojë e fshirjes nga adresat e tyre nga ana e Serbisë.
Shifra mund të jetë edhe më e lartë pasi këto nuk janë zyrtare.
Ndërkohë, luginasit që jetojnë në Kosovë, e që përballën me një diskriminim të tillë, frikësohen të flasin publikisht, për shkak të masave tjera nga shtetit serb.
Beogradi zyrtar vazhdon atë që njihet si spastrim etnik i heshtur ndaj shqiptarëve të Luginës.
Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, tha për RTK se është e habitshme heshtja e Bashkimit Evropian karshi një diskriminimi të tillë.
E në Prishtinë, Partia e Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, protestoi ndaj dhunës që po e ushtron Serbia ndaj qytetarëve në Luginë të Preshevës.
“Pikërisht një metodë e spastrimit etnik të Luginës së Preshevës na ka nxjerrë neve këtu në sheshin e ‘Skënderbeut’ për t’u dalë zot vëllezërve tanë dhe për të kundërshtuar këtë spastrim etnik që po e bën Serbia”, tha Nikollë Perkaj nga Partia e Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.
Sensibilizimi i bashkësisë ndërkombëtare lidhur me pasivizimin e vendbanimeve dhe adresave të shqiptarëve në Serbi mbetët shqetësim i madh për udhëheqësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Parlamenti Evropian në marsin e para dy vjetëve, miratoi një rezolutë, që kërkonte një hetim të pavarur mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në këtë pjesë, hetim që ende nuk është bërë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...