Qeveria Kurti i ka thënë jo mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, me 3 prill të këtij viti, gjë që solli edhe reagimin e ashpër ndaj Kosovës nga shtetet e QUINT-it , raporton arbresh.info.
E veprimi i Kurtit nga ana e analistëve po shihet si lojë fjalësh.
Analistja politike Afërdita Maliqi, për arbresh.info, tha se i pari i Qeverisë ka luajtur me deklaratat e tij, dhe po të mos ishte reagimi i QUINT-it, nuk do ta kuptonim qëndrimin e tij.
“Shtetet e QUINTI-it i kanë reaguar Qeverisë Kurti për moslejimin e mbajtjeve të zgjedhjeve serbe. Kurti ka luajtur me deklaratat e tij, sepse dy ditë më parë tha se ‘kemi nevojë për paqe, serbët do të votojnë’ dhe më pas e mësuam nga QUINT-i qëndrimin e tij. Sidoqoftë, në raport me ndërkombëtarët duhet të kesh qëndrime të qarta, jo të krijojmë lojëra fjalësh”, tha Maliqi.
Këto vende e kanë quajtur zhgënjyes vendimin e Qeverisë së Kosovës, teksa u tha se janë zhgënjyer nga kjo mënyrë e të vendosurit nga Qeveria e Kosovës.
“Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të, janë angazhuar intensivisht me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë në muajt e fundit për të gjetur një zgjidhje pragmatike për t’u lejuar qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë më 3 prill 2022”, thuhet në reagim.
Në anën tjetër Kosova dhe Serbia janë akoma përballë një marrëveshje të papërfunduar, ndërkaq situatat e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk parashihet të ndikojnë në dialog.
Dialogu Kosovë-Serbi është “ngrirë” deri në përfundimin e procesit zgjedhor në shtetin fqinjë.
Eksperti për dialog Gazmir Raci për arbresh.info tha se këto çështje nuk do të ndikojnë në dialog pasi që është obligim për të dyja shtetet.
“Nuk besoj që ka me pas ndikim se dialogu është obligim edhe për Kosovën edhe për Serbinë, shtetet nuk kanë zgjidhje tjetër duhet me vazhdu dialogun. Në anën tjetër dialogu momentalisht është i bllokum si shkak i zgjedhjeve në Serbi dhe po shpresoj që pas zgjedhjeve palët do të rikthehen në tryezë”, tha Raci.
Raci në anën tjetër tha se serbet e Kosovës kanë të drejtë të votojnë në Serbi por me rregullat e parapara të shtetit të Kosovës, ndërsa reagimi i shteteve të QUNIT-it, sipas tij është normal.
“Në anën tjetër serbët e Kosovës kanë drejt me votu në Serbi sepse ju takon por pa pëlqimin e institucioneve të Kosovës në formën të cilën ata duan të votojnë nuk kanë mundi me ba një gjë të tillë, nuk e kam kuptu pse nuk e kanë bërë një kërkesë të tillë sepse ajo është procedurë me i respektu procedurat edhe kishin mujt me realizu. Ndërsa reagimi i shteteve të QUNT-it është normal për shtetet që ndërmjetësojnë”, tha Raci.
Po ashtu edhe Maliqi, për çështjen e dialogut tha se pavarësisht rrethanave ndërkombëtarët do të bëjnë presion që dialogu të rifillojë.
“Mirëpo, ne me dialog jemi pothuajse aty ku kemi qenë në pikën zero dhe s’po shohim një dritë jeshile nga palët. Komuniteti ndërkombëtar, pavarësisht rrethanave të fundit, do të bëjë presion dhe do të insistojë që dialogu të rifillojë dhe palët të ulën në tavolinën e bisedimeve”, deklaroi Maliqi.
Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media, ka thënë se nuk ka vendim të Qeverisë për ndalimin e serbëve që të votojnë në Kosovë, por thjesht nuk ka marrëveshje për këtë çështje./arbresh.info/S.D/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?