Pas shumë kërkesave dhe sugjerimeve të Policisë Rajonale të Kosovës, Komuna e Prizrenit ka nisur shenjëzimin e rrugëve, projekt i cili do të përfundojë vitin e ardhshëm. Këtë projekt e ka mirëpritur opozita dhe qytetarët, ndonëse janë skeptikë në realizimin e tij në afatin e duhur.
Mungesa e shenjëzimit të rrugëve ka sjell aksidente në rrugët e Prizrenit, të cilat i kanë vuajtur drejtuesit e automjeteve.
“Shenjëzimi këtu shumë është vonu, jo pak, se në çdo moment me të humbë vija duhet me u aktivizu vija e plotë dhe të gjitha vijat me qenë të dukshme, e këtu nuk ka shenja kurgjo, shenjat janë po në tokë jo”, tha Feim Rexhaj, taksist.
Pas shumë pritjesh, Komuna e Prizrenit ka arritur që ta tenderojë një projekt për shenjëzim horizontal dhe vertikal.
“Me nënshkrimin e kësaj kontrate me operatorin ekonomik, normalisht që në kontakt me inxhinierët e drejtorisë si dhe me njerëzit përgjegjës të komunikacionit nga Policia e Kosovës, kanë dal edhe operatori ekonomik në terren dhe kanë verifiku gjithë qytetin e Prizrenit se ku janë ato mungesa themelore te shenjëzimeve dhe ka fillu shenjëzimi” , deklaroi mes tjerash Çelë Lamaj, drejtor i Shërbimeve Publike.
Opozita nuk pret që projekti i shenjëzimit të rrugëve të përfundojë para fillimit të sezonit dimëror.
“Natyrisht që jemi të kënaqur që më në fund po fillohet edhe pse me vonesë mirëpo shenjat janë që këto sinjalizime nuk do të mund të përfundohen para fillimit të stinës së dimrit, që sigurisht paraqet rrezik për vozitësit, për këmbësorët, për të gjithë njerëzit që janë në komunikacion”, tha Haziz Hodaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren.
Ndërkohë, bëhet e ditur se policia e ka ngritur disa herë këtë shqetësim për shkak të mungesës së shenjave në rrugët e Prizrenit./RTK
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...