Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka propozuar krijimin e një konference ndërkombëtare e cila do të parandalonte luftën eventuale për shekuj të tërë.
Ministri serb këtë e ka argumentuar duke thënë se “e gjithë bota duhet të pyetet për zgjidhjen e rastit të Kosovës”.
“Serbia e cila e konsideron Kosovën si djepin e saj historik, duhet të kërkojë një konferencë ndërkombëtare, e cila do të parandalonte luftërat e mundshme për shekuj të tërë”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net
Në të njejtën linjë, është edhe ministri i tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq.
“Së pari duhet të kemi bashkëpunim të plotë ekonomik dhe tregtar, lëvizje të lirë, dhe të ketë negocim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare me përjashtim të OKB-së. Pasi të jetë arritur e gjithë kjo, duhet të nënshkruhet një marrëveshje normalizimi e cila do të zbatohej për afat prej pesë vitesh”, tha Lajiq.
“Pastaj do të organizohej një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e BE-së, SHBA-së dhe Rusisë e cila do të arrijë marrëveshjen përfundimtare për statusin e Kosovës”, shtoi tutje ministri serb i tregtisë.
Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Milovan Drecun, kryetar i komitetit për Kosovën.
“Në problemin e Kosovës është i përfshirë edhe fuqitë e mëdha kështu që asgjë nuk mund të zgjidhet pa to. Serbia po përgatitet për organizimin e një konference ku do të merrnin pjesë shtetet e mëdha, dhe në këtë kuptim është edhe ftesa e Vuçiqit për dialog të brendshëm në mënyrë që të kemi një zgjidhje të përshtatshme. Marrëveshja përfundimtare është e vetmja mënyrë për ta zgjidhur problemin e Kosovës me qetësi”, deklaroi Milovan Drecun.
Ndryshe, në Serbi ditë më parë është mbajtur takimi i parë i grupit punues për dialogun e brendshëmpër çështjen e Kosovës.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq më herët kishte thënë se në muajt e parë të vitit 2018 do të organizohet edhe një referendum se si duhet të zgjidhet çështja e Kosovës.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit