Shkelja e marrëveshjes së CEFTA-s dhe asaj të Brukeselit nga ana e Serbisë gjatë qarkullimit të mallrave nga Bashkimi Europian transit për në Republikën e Kosovës, duke detyruar bizneset e Kosovës që të regjistrohen dhe paguajnë taksa në Serbi, shqetësimet e bizneseve për mos përfshirje të shumicës së rekomandimeve në pakon e rimëkëmbjes ishte temë e diskutimit që Oda e Afarizmit të Kosvës (OAK) kishte me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.
Kjo po ndikon në ngritjen e ҫmimit të produktit, me ҫka po dëmtohet qytetari i Kosovës dhe bizneset e Bashkimit Europian me çka bizneset tona po detyrohen pa dëshirën e tyre të kërkojnë tregje të tjera.
Një gjë e tillë po ndikon edhe në marrëdhënien e Kosovës me shtetet e Bashkimit Europian si me Gjermaninë, Italinë, Slloveninë, Austrinë, Kroacinë, Holandën…etj. Me këtë rast, OAK do i drejtohet me një letër njoftimi edhe BE-së duke treguar se Serbia nuk është duke respektuar marrëveshjet e nënshkuara deri më tani.
Lidhur me këtë ҫështje si dhe problemet me Ligjin për Tregti të Brendshme, vendimi për ndalimin e importit të vajit të Palmës, rastin e biznesit Trofta duke mos pasur mundësi të eksportit të peshkut në Maqedoninë e Veriut, rast ky i cili është aktiv për më shumë se një vit dhe ende nuk ka marrë zgjidhje definitive si dhe ҫështjes së vendosjes së flamujve për të gjitha produktet, ishin problemet të cilat OAK i shpalosi para Minstrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kraniqi.
OAK ka ngritur si ҫështje tjetër shqetësuese edhe nevojën që Ligji për Tregti të Brendshme të diskutohet me palët e interesit dhe të shkoj sa më parë në Kuvend, Ligji për investime strategjike dhe heqja e detyrimit për pagesen e TVSH-së për blerjen e lëndës së parë brenda vendit.
OAK ka shprehur shqetësim se në rast se nuk përkrahet me urgjencë binzesi, zvogëlimi i numrit të punëtorëve do të jetë i pashmangshëm.
Anëtarët e Bordit Lulzim Begaj dhe Arsim Selmonmusaj kërkuan sqarime shtesë nga Ministri Veseli, rreth vendimit për ndalimin e importit të vajit të palmës si dhe ҫështjes së vendosjes së flamujve në artikuj tek marketet, duke pasur parasysh se taksa tashmë është larguar.
Ministri Veseli, ceku se disa nga kërkesat tona tashmë i kanë adresuar dhe janë duke pritur përgjigje. Sa i përket problemeve me transportin e mallrave nëpër Serbi, Ministri theksoi se do të bëjë një reagim institucional për këtë çështje. Përderisa për vendimin e fundit që ndalon përkohësisht importin e vajit të palmës Ministri shpjegoi në detaje se përse është marrë ky vendim i cili gjithsesi është i përkohshëm por ka për qëllim që t’i mbrojë bizneset dhe prodhuesit e përgjegjshëm.
Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Arsim Selmonmusaj nënkryetar i bordit, Lulzim Begaj-anëtar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- koordinatore dhe Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun./Arbresh.info/
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...