Në mesin e kërcënimeve të vazhdueshme, institucionet e Kosovës kanë pranuar informacione të sakta se Serbia është duke trajnuar ‘grup personash’ për ta sulmuar përsëri veriun e Kosovës.
Këto informacione vijnë pak ditë pasi në veri janë shfaqur posterë me fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shoqëruar me mesazhin “komandant suprem, po të presim”, e disa muaj pas grafitëve me frazën “kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala informacionet që institucionet e sigurisë kanë pranuar, paraqesin rrezik të madh për shkak të deklarimeve të hapura për krijimin e ‘botës serbe’.
“Situata e deklarimeve që kanë ardhur nga krerët institucional bazohen në informacione të organeve të sigurisë të Kosovës, që në pjesën e territorit të Serbisë ka një fushat trajnues të grupeve që për synim dhe qëllim kanë cenimin e sigurisë se vendit. Këto formacione paraqesin rrezik permanent për arsyeje që Serbia ka shprehë të hapur qëndrimin e saj për krijimin e ‘botës serbe’ dhe mbi këto deklarimeve politike shohim zhvillime interesante të sigurisë në terren tek pala serbe”, ka thënë Shala për Arbresh.info.
Megjithëkëtë, Shala theksoi se janë ndërmarr veprimet e nevojshme për çdo veprim të mundshëm që cenon sigurinë e Kosovës.
“Institucionet tona kanë ndërmarr veprime konkrete mbi këto informacione duke përgatitur plane të detajuara për t’ju kundërvihu çfarë do veprimi të mundshëm që cenon sigurinë nacionale të vendit”, tha Shala.
Ndryshe nga Shala, mendon njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.
Islami nuk mendon që Serbia do të sulmoi Kosovën, megjithëse grupe të ndryshme janë trajnuar dhe po trajnohen nga Serbia.
“Deklaratat e krerëve të shtetit të institucioneve të Kosovës lidhur me mundësit e ndonjë sulmi eventual të grupeve terroriste paraushtarake në Kosovë, mbetet gjithmonë në tentativë, për shkak se jo vetëm tash, por edhe në kohët e kaluara edhe në të ardhmen mund të pritet ndonjë sulm eventual, nuk duhet të përjashtohet. Mirëpo në rrethanat çfarë jemi sot duke pas parasysh angazhimin e institucionet të sigurisë, të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, gjithnjë në bashkëpunim me strukturat e KFOR-it dhe EULEX-it unë për bindjen time aktualisht nuk pres të ndërmerret ndonjë sulm eventual sepse veriu i vendit është plotësisht në kontroll”, deklaroi Islami për Arbresh.info.
Ani se një sulm nga Serbia për Kosovën nuk pret se do të ndodh, Islami shpreh nevojën që institucionet e sigurisë në vend të jenë në gjendje gatishmërie 24 orë sepse sipas tij, çdo neglizhencë të institucioneve të sigurisë grupet terroriste do ta shfrytëzonin për ndonjë sulëm eventual.
“Nuk është risi deklarata e Konjufcës se grupet po ushtrojnë. Ato informacione janë të sigurta dhe janë edhe prej burimeve të hapura për shkak se në e kemi dëgjuar përmes institucioneve të sigurisë se ato grupe janë jo vetëm tash por edhe në të kaluarën kanë ushtruar dhe unë besoj se për ata do të jenë të gatshëm për të pritur një monument, për shkak se ne kemi dëgjuar deklaratën e presidentit Vuçiq hapur që “ne presim një moment të volitshëm për ta sulmuar Kosovën”. Por institucionet e sigurisë së Kosovës dhe forcat e KFOR-it gjithmonë do të jenë të gatshme që ti presin eventualisht dhe të i kundërpërgjigjen çdo aktiviteti të grupeve terroriste”, shtoi tutje Islami.
Sipas analistit, Dritero Arifi një sulm të ri nga Serbia nuk mund të jetë me përmasat e sulmit në Banjskë.
“Gjithmonë ka egzistu dhe do të ekzistojë një rrezik potencial i mundshëm me destabilizim më të thellë të Kosovës në disa pjesë të vendit, por kjo nuk është diçka e re. Por nuk besoj që mund të ndodh në përmasat e 24 shtatorit. Ato kanë qenë përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe një fat i madh dhe një vigjilencë e madhe dhe reagimi i shpejt e ka ndërpre një agresion më të madh të Serbisë në Kosovë”, tha Arifi.
Mes tjerash, Arifi tregoi edhe për hapat që duhet të ndërmarr Qeveria e Kosovës që të dështojnë planet agresive të Serbisë.
“Normalisht duhet të shkohet në dy drejtime, e para të fuqizohet edhe më shumë sektori i sigurisë për shkak të rrethanave të krijuara jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë, dhe nën dy të punohet jashtëzakonisht shumë në integrimin e komunitetit serb si në veri ashtu edhe në jug. Sepse, nëse do të kishin integrim edhe më të thellë të këtij komuniteti në institucionet kosovare, tentimet e Serbisë do të dështojnë çdo herë sepse s’ka kush ti suportoj dhe informacionet do të vinin shumë më shpejtë. Pra kjo është ajo detyra e Qeverisë që duhet ta bëjnë në mënyrë permanente”, deklaroi Arifi.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar të hënën se institucionet e sigurisë në vend kanë informacione të sakta se një grup prej qindra personash në Serbi, janë duke u përgatitur për një sulm eventual në Kosovë.
“Derisa ne po flasim, informacionet tona kanë informacione të sakta që një grup tjetër prej disa personave, përsëri po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë, po përgatiten për një sulm eventual që mund të shihet”, ka deklaruar Konjufca në një konferencë për media.
Të njëjtën deklaratë e ka thënë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti javën e kaluar i cili u shpreh se Millan Radojçiq, vazhdon trajnimet në Serbi për sulmet e reja në Kosovë.
Kujtojmë, se me 24 shtator 2023 si pasoj e një sulmi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit ka mbetur i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Gjatë përleshjes së policisë me sulmuesit, janë vrarë edhe tre terrorist serb.
Përgjegjësin e sulmit e ka marr krimineli, Milan Radoiçiq i cili po vazhdon të qëndroj i lirë në Serbi ani se shteti serb i ka premtuar ndihmëssekretarit amerikan, James O’Brain se Radoiçiqi do të përballet me ligjin për këtë rast./Arbresh.info/E.H
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...