“Serbia po përdorë rrugë ilegale për t’iu afruar kufirit me Kosovën”

22:34 | 26 Shtator 2021
KRG

Pas helikopterëve dhe avionëve ushtarak të Serbisë të cilët janë parë deri më tani në kufi në Jarinë është publikuar një video ku shihet se si automjetet ushtarake serbe ne da rrugë ilegale janë ofruar afër kufirit  Kosovë-Serbi në Jarinë.

Videon e ka publikuar ish-ministri i Jashtëm i Kosovë, Petril Selimi njëherit drejtor i MCC-së në Kosovë.

Selimi ka shkruar poashtu se Serbia këtë pasdite përdori rrugë ilegale në pyjet në kufi për t’iu afruar territorit të Kosovës.

”Automjetet e blinduara serbe me mitralozë të rëndë po përdorin rrugë ilegale në pyjet në kufi me Kosovën për t’iu afruar territorit të Kosovës këtë pasdite” – ka shkruar Selimi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme