Luftën e egër shteti serb po e ushtron ndaj atij kosovar tash më shumë se 20 vjet pas luftës se armatosur në një formë krejt tjetër. Sot Serbia ka zgjedhur mjetin më të fuqishëm për të goditur pikat e dobta të shtetit të ri të Kosovës.
Lajmet e rreme për situatën në veri kanë pushtuar ballinat e medieve serbe, hiç më pak edhe ato ruse. “Zi e terr” po shkruhet, një realitet i ri lidhur me situatën në kufinjt verior të Kosovës po ndërtohet. Një lum i ndyrë lajmeve po vëshojnë edhe mediet ndërkombëtare gjoja se në veri po ushtrohet dhunë ndaj shtetsave serbë që të respektojnë masën e reciprocitetit vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Njohësi i fushës së medieve, Gëzim Qerimi ka thënë në një prononcim për Syrin se kjo fushatë propagandistike e Serbisë përmes lajmeve të rreme erdhi pas përfundimit të marrëveshjës së moratoriumit të Washingtonit.
“Serbia e Rusia në mënyrë sistematike kanë shënjestruar Kosovën përmes propagandës dhe lajmeve të rreme, me qëllim të portretizimit të Kosovës si një vend që cënon në vazhdimësi të drejtat dhe liritë e qytetarëve serb dhe si një shtet që është pavarësuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, në mënyrë që të dëmtohet imazhi i Kosovës si dhe të pengohet zhvillimi i saj. Fushata agresive e lajmeve të rreme nga Serbia dhe Rusia është rritur ndjeshëm këtë periudhën e fundit, sidomos pas përfundimit të marrëveshjes për moratoriumin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësi në organizatat ndërkombëtare. Natyrisht, lajmet e rreme përhapen edhe më shumë në situate të tilla sikurse kjo e tanishme në veri të vendit, ku përmes propagandës dhe dezinformimit po tentohet të paraqitet një realitet krejtësisht i pavërtetë”, është shprehur ai.
Tutje Qerimi ka theksuar se shteti serb përmes “fake news” po tenton të paraqes imazhin se Kosova po ndalon lëvizjen e lirë për qytetarët serb si dhe po ushtron dhunë për qytetarët e pambrojtur.
“Pra, përmes lajmeve të rreme si ‘Ushtria e Kosovës do të intervenojë në veri’, apo ‘Sulmohen qytetarët serb nga njësia speciale e policisë së Kosovës ’, mandej është duke u tentuar të paraqitet imazhi se Kosova po ndalon lëvizjen e lirë për qytetarët serb si dhe po ushtron dhunë për qytetarët e pambrojtur. Këto lajme dhe të tjera të tilla janë të prodhuara në veçanti nga mediat e kontrolluara nga Qeveria ruse, si Sputnik Serbia, Sputnik International, Kosovo-online dhe Rusia Today, si dhe nga më shumë se 100 OJQ pro ruse të themeluara në Serbi enkas për të përhapur propagandën ruse kundër Kosovës dhe perëndimit.
“Kuptohet që kjo fushatë me plotë shpifje ka ndikim të ato shtete që nuk e njohin realitetin e këtij rajoni, pastaj ndikon edhe tek shtetet jo mike të Kosovës që të lobojnë kundër Kosovës në shumë aspekte. Qeveria e Kosovës duhet të punoj ngushtë dhe në koordinim të plotë me partnerët e saj Perëndimorë, në veçanti me SHBA për të ndaluar hovin e propagandës serbo-ruse”, ka shtuar ai.
Ndërsa profesori universitar, Dritëro Arifi ka thënë për Syri.net Kosova se fake neës që po shpërndahen nga mediet serbe lidhur me situatën aktuale në Veri, po e krijojnë një realitet imagjinar duke e paraqitur ushtrinë e Kosovës si pushtuese.
“E vërtetë këto filluan që në ditën e parë që të krijohet një situatë joreale, sikur Kosova po e pushton Veriun, imagjino çfarë konotacioni për të krijuar njëpercecion për një ushtri pushtuese. Tutje lajmi “Policia në Veri me armatim të rëndë”, jep konotacione që po shkon për të vrarë civil a i gjithë qëllimi ka qenë tjetër. Pastaj “Ushtria e Koosvës është infiltuar në uniformat e Policisë” krijon fotografinë që Koosva po shkon për të bërë dhunë atje dhe me ndalë njëfar kufiri imagjinar, është shprehur ai./syri.net/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...