Ende pa u bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, tentativat për “invazionin” e pjesës veriore të Kosovës kanë dalur në sipërfaqe.
Ditë më parë, portali Arbresh.info nga burimet ndërkombëtare ka marrë vesh se rreth 500 trupa ushtarak, përfshirë disa ish-të burgosur kriminel serbë, disa prej tyre që kanë marrë pjesë në disa luftëra në Ballkan, si dhe disa ekspert ushtarak që vijnë nga ish-shtetet sovjetike, janë duke u stërvitur në katër baza ushtarake, tri prej tyre afër kufirit me veriun e Kosovës dhe një në Nish.
Të njëjtat kanë bërë të ditur se përgatitja e kësaj ushtrie i është lënë në duar, kriminelit serb, Milan Radoiciq.
Po ashtu, të njëjta burime bëjnë me dije se rreth 500 trupa të udhëhequr nga ish-gjenerali i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç, tani janë në fazën intensive, duke u stërvitur dhe përgatitur për të hyrë në veri të Mitrovicës.
Megjithatë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala për Arbresh.info vlerëson se ky grup prej 500 personave që nga java e fundit e gushtit 2024 nuk kanë më rëndësi dhe efekt në terren.
Shkak për këtë mos-efektivitet ai e sheh vizitën e fundit të drejtorit të CIA-s në Kosovë ku siç thotë ai, janë vizatuar konturat gjeostrategjike e politike.
“Ky grup prej 500 personave që nga java e fundit e gushti 2024 nuk kane me relevanc dhe efekt ne terren sepse janë vizatuar konturat gjeostrategjike e politike të ardhur nga drejtori i CIA në vizitën e ti në Kosove.”, thotë ai.
Tutje, ai tha se pas sulmit në Banjskë, ka pasur një sensibilizim të theksuar të akterëve relevant për situatën e krijuar.
Por sipas tij, janë evidentuar edhe mangësitë që ishin evidente nga dështimi i mbrojtjes se misionit ndërkombëtar të sigurisë ( KFOR ) që ka sigurinë e brezit kufitar në bazë të 1244
“Pas shtatorit të 2023 , pate një senzibilizim të theksuar nga akterët relevant për situatën e krijuar por edhe mangesitë që ishin evidente nga dështimi i mbrojtjes se misionit ndërkombëtar të sigurisë ( KFOR ) që ka sigurinë e brezit kufitar në bazë të 1244.”, shprehet eksperti Shala.
Po ashtu, Shala thekson se pas sulmit terrorist në Serbi janë bërë disa lëvizje për tu pastruar nga përgjegjësia për këtë akt, por, siç thotë ai, duke ri-grupuar elementet nacionaliste kriminale rreth boshtit të kishës ortodokse serbe për krijimin e botës serbe dhe që ky veprim të jetësohet në vendet ku politika e Serbisë ka ndikim duke përfshirë edhe Kosovën.
“Pas ngjarjeve që ka në sulmin terrorist edhe në shtetin e Serbisë janë bërë disa lëvizje duke “pastru” përgjegjësinë e saj në involvim por duke ri-grupuar elementet nacionaliste kriminale rreth boshtit të kishës ortodokse serbe për krijimin e botës serbe dhe që ky veprim të jetësohet në vendet ku politika e Serbisë ka influencim duke përfshirë edhe Kosovën.”, nënvizon ai.
Ndërkaq, situatën në veri, Shala e vlerëson si të brishtë por të monitorueshme nga mekanizmat e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare.
Arbresh.info ka dërguar pyetje edhe drejt Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme të vendit mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Megjithatë, në një televizion vendor, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kërcënimet që po i bënë Serbia ndaj Kosovës, janë vazhdimësi e së kaluarës nga shtet jo vetëm ndaj Kosovës por edhe destabilizimin e rajonit.
Maqedonci ka thënë se institucionet e Kosovës marrin seriozisht çdo kërcënim, por ka thënë se nuk frikësohen nga ato.
“Çdo kërcënim që vjen në drejtim të Republikës së Kosovës, nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shtetit merret me seriozitet. Na bëjnë që të ngrisim dhe rrisim dhe të mirëmbajmë vigjilencën të gjitha institucionet por assesi nuk na frikëson, për shkak që ne jemi në vendin tonë, institucionet tona janë duke kryer detyrat sipas Kushtetutës, sipas ligjeve përkatëse, janë duke zbatuar misionet e tyre”, ka thënë ministri Maqedonci.
KFOR-i: Situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë
Lidhur me këtë çështje, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR në një përgjigje për Arbresh.info situatën në terren e ka vlerësuar të qetë, por të brishtë.
Në përgjigje, KFOR theksohet se është e rëndësishme që të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të përfshihen në dialog politik.
“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë të OKB-së (bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999) për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Misioni ynë mban një prani të dukshme dhe fleksibël dhe është i vendosur mirë për të trajtuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së. Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të përfshihen në dialog politik. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
“KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë.”, theksohet tutje në përgjigje KFOR-i për Arbresh.info.
Ndryshe, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës së 24 shtatorit të vitit 2023 ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, kusi pasojë kishte mbetur i vdekur rreshteri policor, Afrim Bunjaku, si dhe ishte plagosur një tjetër polic i Kosovës.
Organet e rendit kishin konfirmuar se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.
Policia kishte gjetur prova të reja, pajisje e materiale që janë konfiskuar në orët e fundit nga vendi i ngjarjes në të cilin për orë të tëra gjatë ditës së djeshme pati shkëmbime me armë zjarri./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...